Ngushëllimi Dhe Shpresa Për Të Sëmurët | Ngushëllimi Dhe Shpresa Për Të Sëmurët | 10
(1-31)

KURA E SHTATË

O ti i sëmurë që ke humbur shëndetin! Sëmundja jote nuk po ta dëmton shëndetin dhe të mirat që të ka dhënë Zoti xh.sh., përkundrazi, ajo po të vë në dijeni dhe të kujton vazhdimisht gjendjen tënde si një gjë e shijshme që po të vazhdojë gjatë, ajo e humb shijen.

Njerëzit e ditur kanë thënë:

"Çështjet njihen nëpërmjet të kundërtës së tyre".

Po të mos ekzistonte errësira, dritës nuk do t’i dihej vlera dhe do të humbiste shkëlqimi. Po të mos ishte i ftohti, të nxehtit nuk do të kuptohej. Po të mos ndiente uri stomaku, buka nuk do të shijonte aq shumë. Etja e shton kënaqësinë e ujit, etj.

Pra po të mos jetë sëmundja, shëndeti nuk do të njihej fare dhe nuk do t’i dihej vlera. Krijuesi për të treguar shijen e të gjitha Bamirësive të Tij, i shtyn njerëzit t’i shijojnë ato, me qëllim që të falenderojnë Zotin xh.sh.. Këtë gjë Ai e bën sepse nga të gjitha krijesat e kësaj bote ka parapëlqyer njeriun, të cilit i ka dhënë arsyen që të njohë me lehtësi Mirësitë e Zotit xh.sh.. Midis shumë dhuratave, Zoti ashtu siç i ka dhënë njeriut shëndet, do t’i japë edhe sëmundje, dhe fatkeqësi.

Po të pyes: Po të mos kishe dorën, kokën apo stomakun të sëmurë, a do t’ua dije vlerën këtyre organeve dhe a do të të shkonte ndër mend të falenderoje? Besoj se nuk kishe për t’ua ndjerë kënaqësinë siç duhet, po të mos kishe parë të kundërtën, sëmundjen.

Jo, ti duhet të lavdërosh Zotin që të ka krijuar, sepse ndoshta organet e trupit tënd mund të përdoren në punëra të palejuara, po të mos u dihet vlera. E këtë e bën sëmundja. Prandaj pikërisht, më shumë se kurrë në vështirësi, ti e kupton vlerën e shëndetit. E në këtë rast falenderimi ndaj Zotit xh.sh. është i domosdoshëm.

Nuk ka ze