Ngushëllimi Dhe Shpresa Për Të Sëmurët | Ngushëllimi Dhe Shpresa Për Të Sëmurët | 7
(1-31)

KURA E PESTË

O ti njeri që të është ngjitur sëmundja!

Unë kam bërë provë dhe jam bindur se sëmundja për disa njerëz është një Bamirësi e Zotit xh.sh. dhe një Dhuratë e Çmuar e të Gjithmëshirshmit. Ky është thelbi i këshillave që u jepet atyre që vinin për të më takuar, që unë t’i lutesha Zotit për t’ua larguar sëmundjen sa më parë. Vija re se një djalë i ri që erdhi tek unë i sëmurë, kishte filluar të mendonte për Jetën e Përtejme. Sëmundja e kishte shpëtuar nga veset e kafshës. Të gjithë të sëmurëve që vinin për këshilla u thosha të mos mërziteshin, se këtë e kishin prej Zotit xh.sh.. Dhe më pas shtoja: "O vëlla, unë nuk jam kundër sëmundjes tënde dhe nuk e shoh këtë sëmundje si një fatkeqësi për ty, prandaj do t’i lutem Zotit, që të shpëtosh nga kjo sëmundje". I thoja: "Mundohu të durosh, gjersa të zgjasë kjo sëmundje. Inshaal-llah Zoti të shëron” Dhe shtoja: "Shokët e tu që janë shëndosh, në të vërtetë ata janë të sëmurë, kanë braktisur namazin, vdekjen e kanë harruar dhe All-llahun nuk e kujtojnë. Ata e kanë harruar Atë. Për të bërë qejf në këtë jetë, ata humbasin dhe shkatërrojnë Jetën e Përjetshme. Në kllapinë e sëmundjes tënde, patjetër që të dalin parasysh stacionet nepër të cilat do të kalosh. Ty po të shfaqet gropa e varrit dhe pas saj vendi ku do të qëndrosh përgjithmonë. Ti sipas këtij itinerari po lëviz, domethënë për ty sëmundja është në të mirë, prashëndet, kurse shëndeti i shokëve të tu nuk është tjetër gjë veçse një sëmundje.”

Nuk ka ze