Ngushëllimi Dhe Shpresa Për Të Sëmurët | Ngushëllimi Dhe Shpresa Për Të Sëmurët | 3
(1-31)

1)“Të cilët kur i godet ndonjë e keqe thonë: Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi. Dhe Ai që më ushqen dhe më jep të pijë. Dhe kur të sëmurem Ai më shëron.”

Ky është një ngushëllim i madh dhe një melhem shërues për të sëmurët dhe fatëzinjtë, sepse numri i tyre mund të jetë 10 % e racës njerëzore. Shkurtimisht do të japim "Njëzetepesë kura" shumë të vlefshme.

KURA E PARË

O ti i sëmurë i mjerë!

Mos u dëshpëro, por bëj durim se sëmundja jote mund të mos jetë një pikëllim për ty, por ndoshta një ngushëllim. Kjo tregon se mosha jote është një kapital që po të del nga duart.

Po nuk dha prodhim, kjo jetë humbet e shkon dëm. Kur jeta kalon në qetësi dhe e shkujdesur, ajo ikën shumë shpejt. Sëmundja këtë kapital tëndin, jetën, e kthen në fitimprurëse dhe frutdhënëse. Prandaj themi se sëmundja e zgjat jetën. Për këtë një fjalë e urtë thotë: "Koha e fatkeqësisë është e gjatë, kurse e rehatisë është e shkurtër".

Nuk ka ze