Bedüzzaman Said Nursiu ashtu si në veprat e tjera edhe në fundin e kësaj vepre thekson se njeriu kurën e vërtetë dhe lumturinë e pastër, e fiton, atëhere kur atij i lulëzon besimi.
Dr. Yücel ERMÝÞ
(Përmban njëzetepesë kura ilaçesh për shërimin shpirtëror)
Për të sëmurët ky libër është një ngushëllim, apo recetë shpirtërore. Është shkruar në formën e një këshille mjekësore, që u jepet të sëmurëve, me dëshirën e mirë që të mos mërziten.
Ju kërkojmë falje sepse kjo recetë shpirtërore është shkruar me shpejtësi të madhe. (1) Nuk kemi pasur kohë të mjaftueshme për ta korigjuar. E kemi kaluar me një frymë, kështu që ka mbetur në formën fillestare, siç i është shfaqur zemrës time.
(1) Ky libër është shkruar për katër orë e gjysëm. Këtë e vërtetojmë: Ruzhdija, Rafeti, Hysrevi dhe unë Saidi.
Për të mos dëmtuar frymëzimin shpirtëror të tij mendova që ta lë si në orgjinal dhe kështu veprova, pa i bërë asnjë përmirësim. Lexues të nderuar, veçanërisht ju vëllezërit e mi të sëmurë, po qe se do të gjeni në të fjalë të paqarta mos u hidhëroni! Unë ju ftoj që t’i luteni Zotit për mua.