SHKËLQIMI I DYTË | SHKËLQIMI I DYTË | 1
(1-12)
SHKËLQIMI I DYTË

“Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!..(Ejjubi a.s.) Kur iu drejtua Zotit të vet me lutje “ Më gjeti belaja, e Ti je më mëshiruesi ndër mëshiruesit!”

Lutja e Hazreti Ejjubit a.s., lutja e durimit heroik, është provuar dhe ndikon në forcimin e ndërgjegjës së njeriut për të përballuar hallet e jetës. Po qe se shprehemi sipas ajetit, për ne është më mirë të themi:

“O Zot xh.sh.. Më gjeti belaja, Ti je më mëshiruesi ndër mëshiruesit!”

Historia e shkurtër e Hz.Ejjubit të famshëm është kështu: Ai jetoi një kohë të gjatë i shtrirë nga plagët e shumta. Duke menduar shpërblimin e madh të nënshtrimit, ai mundi të durojë. Më vonë krimbat e plagëve i kanë arritur deri në zemër dhe në gojë, tek gjuha e tij. Meqenëse këto dy organe janë ato që njoftojnë dhe përmendin Zotin, si dhe të realizojnë detyrimet ndaj Tij, ai nuk duroi më dhe tha:

"O Zot! Dëmtimi i gjuhës dhe i zemrës po më shqetëson, sepse nuk do të kem mundësi të përmend Emrin Tënd dhe të bëj adhurim Ty".

Nuk ka ze