Shembulli 2.
Kryerja e një mëkati të madh të çon në xhehennem. Ky njeri që nuk pendohet me tërë fuqinë e shpirtit të vet, dëshiron mosekzistencën e tij, pra edhe të ferrit. Për ta mohuar këtë i duhet vetëm një dyshim i vogël, të cilit i mjafton plotësisht.
Shembulli 3.
Një njeri që trembet nga padroni, sepse s’ka arritur në momentin e duhur në punë apo se nuk e ka bërë punën si duhet, aq më tepër ai duhet të shqetësohet për detyrimet ndaj Zotit xh.sh.. Duke mos falur namazin, që është një farz, apo duke mos bërë adhurime të tjera, ai tregohet dembel i madh. Ai nuk ka mundur të përballojë urdhërat e Sundimtarit të tij Absolut. Këto trazime e shtyjnë të mendojë në vetvete: "Më mirë të mos ishin këto urdhëra të Zotit!” Nga kjo dëshirë e mbrapësht, midis tij dhe Zotit vendoset një armiqësi. Po qe se ky dyshim zë vend dhe ngjitet në shkallën e një argumenti të fortë drejt mendjes së tij, atëhere këtij njeriu i hapet dera e shkatërrimit të tmerrshëm. Ky fatkeq nuk e di se duke u larguar nga detyrimet që kanë vështirësi të vogla, mosbesimi i krijon vështirësi shpirtërore miliona herë më të mëdha dhe më të hidhura. Duke iu larguar pickimit të mizës, ai pranon kafshimin e gjarpërit. Po kështu me këto tre shembuj mund të krahasosh edhe probleme të tjera dhe këtë e kuptojmë mirë me sekretin e këtij ajeti famëlartë:
“...por zemrat e tyre janë të ndryshkura..”
Pika e dytë.
Ashtu siç e treguam në "Fjalën e Njëzetegjashtë ", që lidhet me sekretin e caktimit të All-llahut xh.sh., njerëzit prej sëmundjeve dhe fatkeqësive nuk duhet të ankohen për këto tre arsye: