E para, Zoti i Madh dhe i Vërtetë gjithë talentin e Mjeshtrit të Bukurisë e ka derdhur tek njeriu. Njeriun e ka krijuar si një model
shembullor, ashtu si rrobaqepësi që nxjerr një model dhe gjersa ta përsosë atë, e pret, e shkurton dhe e ndërron copën deri në formën përfundimtare. Ashtu siç janë emrat e Bukur të Zotit, emri "Shafi" që e bën të nevojshme sëmundjen dhe emri "Rezzak" për nevojën e urisë.
“Zoti e shpenzon pasurinë e Vet si të dojë!”.
E dyta, përmes sëmundjeve dhe fatkeqësive jeta përsoset, forcohet, përparon dhe jep rezultate më të pëlqyeshme. Kur të gjitha detyrat e ngarkuara nuk kryhen mirë e në mënyrë të vazhdueshme, shihet se jeta monotone është më afër kotësisë. Sëmundja dhe fatkeqësitë i sigurojnë njeriut vlera të pastra, siç është ekzistenca.
E treta, bota është shesh provash dhe praktikash. Këtu nuk është vend zbavitjesh apo shpërblimesh pa vlerë. Meqenëse është vendi i shërbimeve dhe i adhurimeve, sëmundjet janë dobiprurëse. Sëmundja merr një rëndësi dhe
qëllim të madh, duke u kthyer në një forcë adhurimi dhe shërbimi ndaj Zotit. Në këtë rast, një minutë sëmundje kushton sa një orë adhurim. Siç kuptohet nga ato që thamë, nuk duhet të ankohesh prej sëmundjes, por të falenderosh Zotin xh.sh. e të kërkosh ndihmë prej Tij.
Ibadeti ndahet në dy forma: 1) Pozitive, 2) Negative.
Forma pozitive është të falurit e namazit, Agjërimi, etj.
Forma negative është adhurimi i padukshëm, e adhurimit të padukshem është kur i sëmuri apo fatkeqi me varfërinë dhe dobësinë e vet e pranon Krijuesin dhe kthehet nga Ai, e kupton Atë, i lutet dhe e adhuron sinqerisht.