SHKËLQIMI I DYTË | SHKËLQIMI I DYTË | 5
(1-12)

Atëhere adhurimi i tij është i pastër dhe hipokrizia aty nuk ka vend. Po qe se i sëmuri, kur kujton fundin dhe dobitë e tij bën falënderime, atëherë çdo orë që kalon regjistrohet në fund të ditarit në favor të tij. Me durim i sëmuri e zgjat moshën e vet. Minutat e disa sëmundjeve janë shumë të vlefshme.

Pika e tretë

Siç kemi treguar më parë, kur njeriu kujton të kaluarën mund të thotë: "Ah, ç’më gjeti mua të mjerin!"Apo do të thotë: "Elhamdulil-lah!", falenderoj Zotin. Kënaqësia e kohës së kaluar e ka çuar këtë njeri deri aty, sa t’i thojëvetes i mjerë .Duke kujtuar begatitë e së kaluarës, prej zemrës së tij rrjedh helm. Përkundrazi, kur të kujtojë të kaluarën dhe sidomos periudhën e hidhur të saj, duke thënë: "Elhamduli-lah!", vuajtjet dhe sëmundjet së bashku, do të lënë mbrapa mirësitë. Pra, duke duruar, falendero dhe thuaj:

“Përveç paudhësive të mosbesimit, në çdo gjendje falendojmë All-llahun xh.sh.”

Ka një fjalë të urtë që thotë: "Koha e fatkeqësisë është e gjatë", por çdo çast i hidhur i saj regjistrohet në sevapet e ditës, prandaj në këtë kuptim ajo garanton mirësinë e vet dhe nuk duket aq e gjatë.

Pika e katërt

Në "Fjalën e Njëzetenjë" është thënë: "Në qoftë se njeriu, durimin që i ka dhënë Zoti nuk e shpenzon në shërbim të fantazisë, ai i mjafton për të përballuar fatkeqësinë e tij në të ardhmen, apo në të kaluarën. Kur sundon imagjinata dhe pakujdesia, jeta e përkohshme nga pikëpamja iluzive duket si e përjetshme. Durimi, po u nda në të kaluarën dhe në të ardhmen, nuk mjafton për të përballuar të gjitha shqetësimet e jetës dhe ti fillon të ankohesh.

Nuk ka ze