Fatkeqësia është njëra nga shkaqet që moshën tënde të shkurtër ta paraqesë si të gjatë dhe të pafund. Fillon të ankohesh prej Zotit xh.sh. dhe ndaj njerëzve si një hutaq në errësirë. Ditët e sëmundjes që ke jetuar më parë kanë lënë qetësi dhe mirësi në shpirtin tënd. Prej kësaj nuk duhet të ankohesh, përkundrazi, të falenderosh Zotin xh.sh. dhe të shtosh dashurinë dhe adhurimin ndaj Tij. Po të kujtosh hidhërimet e së kaluarës, shpirti i lodhur prej tyre si një i hutuar, i imagjinon ditët e ardhme, që akoma s’i ke jetuar, sikur papritur mund të vijë një fatkeqësi. Kështu nuk të mjafton durimi sepse e ke shpenzuar në vende boshe p.sh. të mendosh sikur një ditë mund të jesh i uritur apo i etur. Duke menduar kështu, tani do të fillosh të hash dhe të pish si një i babëzitur edhe për ditën që s’ka ardhur akoma. Kjo është një çmenduri e madhe! Gjersa ditët e nesërme nuk kanë ardhur akoma, edhe ti nuk ke asnjë arsye të imagjinosh për atë që s’e ke provuar, duke u bërë i padurueshëm pa asnjë farë shkaku. Kjo vetëm se të hidhëron. Kjo që bën ti, nuk është mençuri, por prapësi dhe s’je veçse një njeri që humbet dobitë e Mëshirës.
Përmbledhje: Falenderimi është një premisë për shumëfishimin e të mirave, kurse ankesa një premisë për shtimin e fatkeqësive, e cila të humbet virtytin e mëshirës.
Në vitin e parë të luftës së parë botërore në qytetin Erzurum një njeri i shenjtë vuante nga një sëmundje e rëndë. Kur iu afrova më tha: "U bënë njëqind ditë, që s’e vë kokën në jastëk". M’u dhimb dhe i thashë: "O vëlla, dhimbjet e njëqind ditëve të kaluara janë shndërruar në njëqind ditë kënaqësie dhe tani po jeton ditët e gëzimit. Duke menduar për ditët që shkuan, mos u anko! Duke i kujtuar ato, vetëm falendero! Për ditët e ardhme,që s’i ke jetuar, beso tek Edukatori yt Mëshirëplotë! Dhe tani mos qaj! Mos u frikëso prej së panjohurës dhe mos i jep formën e ekzistencës! Ti vetëm këtë orë mendo! Për këtë sëmundje që po përjeton, durimi të mjafton. Mos bëj si ai komandanti i keq që duke dërguar ushtarë majtas dhe djathtas la qendrën të