Këtë të vërtetë që thamë, e kemi sqaruar edhe më parë.
O ti i pafat! Lëri britmat që të shkaktojnë sëmundjet dhe mbështetu tek Zoti!
Ta dish se rënkimi është një fatkeqësi fatale.
Po kërkove Atë që ta ka dërguar këtë fatkeqësi, kjo është gjëja më e dobishme që mund të bësh dhe do të të kënaqë.
Gjeje Atë dhe do të shpëtosh nga brengat.
Nëse nuk e gjen, atëhere mbi kokën tënde fatkeqësi edhe më të mëdha do të bien! Duke e ditur se mospërjetimi i fesë Islame është një fatkeqësi e madhe, pse rënkon prej tëndes, që është shumë më e vogël?
Duke u mbështetur tek Zoti xh.sh. qeshi fatkeqësisë pranë fytyrës, derisa të qeshë bashkë me ty. Kur qesh ajo zvogëlohet dhe merr pamje tjetër. Është njëlloj, sikur t’i qeshësh në fytyrë armikut tënd të tmerrshëm. Kjo qeshja jote atë e çarmatos dhe e dorëzon. Hidhërimi kthehet në paqe dhe shaka, duke tretur armiqësinë. Edhe fatkeqësia duke u mbështetur tek Zoti xh.sh., humbet dhe tretet.
E treta, secila kohë ka gjykimin e vet. Në këtë kohë të vështirë, forma e fatkeqësisë është ndryshuar. Në ndonjë rast fatkeqësia mund të mos jetë e tillë, ajo sigurisht që është një Dhuratë e Zotit xh.sh.. Për këtë rast unë të sëmurët apo fatkeqët, përderisa sëmundja e tyre nuk ndikon tek feja dhe adhurimi ndaj Zotit xh.sh.. ata të sëmurë i quaj fatbardhë.
Ata nuk më dhimbsen, sepse e kam vënë re që edhe pse janë të sëmurë, i kryejnë detyrimet e veta më së miri ndaj Zotit xh.sh.. Ata nuk zhyten në errësirën ku kridhen shokët e tyre.