Ata mendojnë për Jetën e Amshuar. Nga ky fakt besoj se sëmundja e tyre nuk është një fatkeqësi, por patjetër, një lloj Mirësie e Zotit. Sëmundja e tyre kthehet në një mjet adhurimi, duke mos e vlerësuar jetën e përkohshme, por duke i dhënë rëndësi asaj të përjetshmes. Në qoftë se njeriu shërohet, ai ndoshta nuk do të mund të ruajë devotshmërinë e sëmundjes dhe mund të hidhet në zullumet e rinisë. Kështu ai e hedh vetveten në prehërin e fëlliqësisë.
PËRFUNDIM
Zoti i Madh për të treguar Fuqinë e Tij ka krijuar njeriun me një varfëri dhe dobësi të paskajshme. Tek njeriu janë skalitur të gjitha karakteristikat e pafundme të Emrave të Bukur. Ai kështu e ka krijuar njeriun, siç ka dashur; të shijojë të gjitha Mirësitë e Pafundme dhe të punojë si një makinë e përsosur . Këtë makinë e ka kompletuar me aparatura të veçanta, ku secila ka një destinacion të caktuar. P.sh.: njëra mat njësinë e hidhërimit, tjetra masën e detyrimeve dhe kështu secila për hesap të vet zbaton detyrën që ka.
Tek njeriu kjo përmbledhje e Gjithësisë dhe pasqyrë e të gjitha Emrave të Bukur ku përdoren funksionet e tyre. Shijimet dhe mirësitë të shtyjnë të falenderosh orë e çaste . Këtë super makinë sëmunja e drejton gjithmonë të kryej ato veprime dhe detyra për të cilat është ndërtuar. Nga kjo kuptohet se ky njeri është një kompleks falenderimesh. Ingranazhet e kësaj pajisjeje janë
hidhërimet, fatkeqësitë, etj., që e vënë në lëvizje në çdo kohë. Ata e shtyjnë të punojnë tek njeriu minierat e dobësisë dhe varfërisë së tij. Njeriu me aksidentet e jetës së vet kthehet në një koleksion lapsash dhe si një laps i vetëm,i lëvizshëm, shkruan faqen e jetës së vet.