SHKËLQIMI I DYTË | SHKËLQIMI I DYTË | 11
(1-12)

Si përfaqësues i Gjithësisë, çdo vend dhe etapë të jetës që ka përjetuar, e shkruan si një biografi, ku në çdo faqe përmenden Emrat e Bukur. Ai bëhet një paralajmërues që tregon se si do të hyhet në vreshtat e begata të Zotit xh.sh. Për këtë arsye duhet të kryej detyrat për të cilat është krijuar.

LETËR

(Kjo letër është për një doktor, i cili është magjepsur dhe apasionuar nga leximi i Risale-i Nurit).

Tungjatjeta, mik i dashur! O doktor faqebardhë, që ke mundur t’ia vesh diagnozën sëmundjes tënde!

Letra jote që përmban dashamirësinë tepër të ngrohtë dhe zgjimin e shpirtit tënd, meriton urimet më të zjarrta. Pra tek të gjitha qeiniet, më e vlefshme është jeta dhe shërbimi ndaj saj për të përballuar mundimet e përkohshme. Kryerja e detyrave dhe shërbimeve në mënyrë korrekte, krijon premisat për të vazhduar Jetën e Përjetshme. I gjithë përkushtimi i kësaj jete përmblidhet në faktin se kjo përmban brenda saj farën e një Jete të Pafund. Të mos i shërbesh qëllimit për të cilin je krijuar, kjo është një çmenduri, ashtu sikur të të pëlqente një shkreptimë e rrufeshme në diell gjigand.

Në të vërtetë në dukje më shumë se të tjerët, të sëmurë janë mjekët që i besojnë vetëm materies dhe fizikës , që të çon drejt pakujdesisë.

Po të marrim "Tirjakin" (ilaçin e efektshëm) prej Kur’anit Famëlartë, atëhere të gjitha sëmundjet e njerëzimit mund t’i shërojë

inshaall-llah. Zgjuarsia jote do të bëhet një melhem për plagët e tua dhe ty të kthehen në një ilaç për të tjerët. Ti e di mirë se për ndonjë të sëmurë mjekimi më i efektshëm është ngushëllimi.

Nuk ka ze