SHKËLQIMI I DYTË | SHKËLQIMI I DYTË | 12
(1-12)

Një mjek që është i gulçitur në pellgun e natyralizmit, po nuk i dha pacientit këshilla shpirtërore, atë e vë sëmundja përpara dhe e hedh në gjendje të pashpresë, drejt errësirës së zezë. Inshaall-llah, zgjuarsia jote të sëmurëve të pashpresë u bëhet një burim ngushëllimi dhe u bashkohet mjekimeve të ndritura dhe ngushëlluese të të dy jetëve. Ti e di mirë se jeta është e shkurtër. Punët e vlefshme janë të shumta. Në qoftë se ti e hulumton kokën tënde, gjen shumë dituri të padobishme, si trungjet e drurëve të prera dhe të pashpirt. Se unë kam hulumtuar dhe i kam gjetë ato. Tani dituria shkencore dhe filozofike që ke në tru, duhet t’iu lërë vendin bindjeve, që duke iu lutur Zotit xh.sh., të gjitha sa dini, dijet e tua të kthehen dhe të bëhen të dobishme dhe të ndritra.

Zgjimin duhet ta kërkosh tek Zoti xh.sh., që mendimet e tua të derdhen në llogari të Tij. Diturive të thata të ideve të tua, vëru flakën, për t’i ndriçuar me Nur. Dituritë shkencore, ato që janë të panevojshme të kthehen dhe të bëhen shkak për njoftimin e Zotit xh.sh. si Një dhe i Vetëm.

Miku im i zgjuar, zemra ma do që të gjithë dijetarët e shkencave t’u dalin zot dhe të shpërndajnë Dritën e Besimit dhe fshehtësinë e Kur’anit, duke e quajtur këtë si një nevojë të madhe. Ata duhet t’i përngjajnë zotëri Hulusit dhe ta vendosin veten në vendin e parë ndaj shërbimeve të Besimit. Meqë "Fjalët”(njëri nga vëllimet e Risale-i Nurit) ,mund të flasin me ndërgjegjen tënde,secilën “Fjalë...,ta pranosh jo sikur po del nga goja ime porsi një recetë e ditur nga Kur’ani. Me të filloje bisedën, sikur të jemi pranë e pranë. Kur të duash mund të shkruash letër. Po nuk iu përgjigja letrës tënde, mos u hidhëro! Prej shumë kohësh nuk po shkruaj më letra. Prej tre vitesh edhe Letrave të shumta të vëllait tim, vetëm një përgjigje i kam dërguar

SAID NURSI

Nuk ka ze