Duke u mjekuar nga sëmundjet fizike kërkojmë shërim, kurse për plagët e shpirtit ne këndojmë lutjet e Hz. Ejjubit a.s.. Kur sëmundjet fizike bëhen pengesë për të shprehur adhurimin (ibadetin), atëhere ne kërkojmë shërimin e tyre, por jo duke kundërshtuar apo ofenduar All-llahun xh.sh.. Këtë duhet ta bëjmë duke u mbështetur tek Zoti xh.sh.. Gjykimin e tij e kemi pranuar jo vetëm kur jemi plot shëndet dhe të lumtur, por edhe në rast sëmundjeje dhe hidhërimi. Në çdo kohë duhet ta falenderojmë Atë. Vetë rënkimi "of, of", në vetvete është një ankesë kundër Zotit dhe Gjykimit të Tij.
Gabon shumë atëhere kur kundërshton sundimin e Tij, sepse Ai është Një dhe i vetëm, atëhere nuk bën tjetër gjë veçse vë kokën tënde në kudhër dhe e thyen komplet. Kush kërkon të hakmerret me dorë të thyer, ta dijë mirë se dorën e tij do të dëmtojë. Po kështu cilin e ka zënë sëmundja dhe ai ankohet pa pushim, vetëm se e dyfishon atë.
E dyta, fatkeqësitë fizike po i mbivlerësove, ato rriten dhe po i nënvleftësove, ato zvogëlohen.
Për shembull: Në errësirën e natës në syrin e njeriut zmadhohet ndonjëherë imagjinata dhe bëhet kërcënuese po e mbivlerësove, po s’e mbi ç’move, zvogëlohet dhe humb. Po t’i ngacmosh grerëzat, ato të pickojnë, po s’i trembe, ato shpërndahen të qeta. Po iu trembe mungesës materiale ajo shtohet artificialisht. E njëjta gjë ndodh edhe me sëmundjet; po i mbivlerësove dhe u bëre merak, ato depërtojnë në zemër dhe lëshojnë rrënjë duke u shndërruar në një fatkeqësi shpirtërore. Sëmundja jeton së bashku me merakun dhe vazhdon sa vazhdon meraku yt. Kur ta heqësh merakun dhe të mbështetesh tek Zoti xh.sh. si Një dhe i Vetëm, atëhere sëmundjes i priten rrënjët ashtu si asaj pemës, që kur ia pret rrënjët, thahet. Duke ia prerë rrënjët sëmundjes, pra merakun, ajo shërohet.