Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 1
(1-182)
Bediuzzaman Said Nursi

Parathënie

Të nderuar lexues! Një hadith i Pejgamberit (a.s.m.) thekson se: “All-llahu (xh.sh.) në çdo shekull do t’i dërgojë ummetit (popullit musliman) nga një muxheddit (ripërtëritës, reformator).” Për të përtëriturin e shekullit të parafundit, studiuesit e kësaj fushe unanimisht theksojnë se ka qenë dijetari i famshëm Mevlana Halidi Bagdadi, i cili njëkohësisht përputhet në disa pika me të përtëriturin e shekullit të fundit, Bediuzzaman Said Nursiun. Kështu që:

Mevlana Halidi Bagdadi ka lindur me 1193 hixhri. Kurse Bediuzzamani ka lindur përkatësisht pas njëqind vjetësh më 1293 hixhri. Mevlana detyrën e tij të përtëritjes e ka filluar me 1224, ndërsa Bediuzzamani me 1324. Mevlana në moshën 20 vjeçare ka arritur që të dalë në krye të të gjithë dijetarëve të asaj kohe. Po kështu edhe Bediuzzamani ka qenë i tillë. Akoma në moshën 14 vjeçare ka marrë diplomën e teologjisë dhe ka filluar të diskutojë në çështjet më të thella.

Lexues të nderuar! Ndoshta ju keni lexuar biografitë e jetës së shumë njerëzve të mëdhenj, por unë sigurisht besoj se përveç sahabeve të shekullit të lumtur, nuk do të mundni t’ia përngjani jetën e këshilltarit të këtij shekulli me jetën e askujt tjetër. Sepse njeriu kur lexon biografitë, legjendat dhe mendimet e atyre që e kanë hijeshuar historinë, e ndien veten në botëra të tjera. Me frymëzimin hyjnor, ndërgjegjen e tij e kapllon flaka e dashamirësisë. Historia na tregon se shumë njerëz të mëdhenj pranë tyre mbesin të vegjël.

Sepse ne kur përmendim ata njerëz që kanë hijeshuar historinë, shpirti ynë lartësohet duke marrë rrugë në hapësirat e larta, duke na e rrethuar ndërgjegjen tonë ajri i erërave të këndshme, njëlloj sikur kalojmë nëpër kopshte të xhennetit të lumtur.

Nuk ka ze