Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 4
(1-182)

Duke lexuar këtë libër edhe vetë do ta shihni se si Allahu (xh.sh.) përsëri me anë të një personi nga ky vend, u ka dhënë këtë pamje shpirtërore. Në këtë libër do të rrëfejmë prej jetës dhe shërbimit të Bediuzzamanit (titull që ka kuptimin “mrekullia e kohës”). Këtë titull ia kanë vënë dijetarët e kohës së vet. Ai ka përjetuar kohën e rrëzimit të popujve muslimanë. Ashtu si të gjithë trimat e osmanllinjëve edhe ai ka vrapuar nëpër frontet e luftërave. Çdo goditje që qëllonte muslimanët, ai i ndiente në gjoksin e vet. Ai vraponte nga njëri vend në tjetrin për të rënë shehid (dëshmor), në shtetin e halifes së fundit. Por atë e priste një detyrë tjetër. Luftërat për të ishin shkollë për të hulumtuar pikat e dobëta të muslimanëve. Si një ekspert brenda brengave, ka mundur të vendosë diagnozën dhe ilaçin e efektshëm, duke filluar me këto fjalë: “Armiku ynë është injoranca, vagabondësia dhe përçarja. Këto do t’i përballojmë me tre armë: me art, dituri dhe bashkim” dhe me një shpresë të madhe, ka dhënë sihariqe duke thënë: “Ja pra, të keni shpresë se në të gjitha reformat zëri më i lartë do të jetë zëri i islamit”. Bediuzzamani i frymëzuar, ka dhënë sihariq për të ardhmen e muslimanëve, duke thënë se ngadhënjimi do të jetë i Kur’anit. Tani në një kohë që popullit i është shuar shpresa dhe secili është rrëzuar para devijimit të tradhëtarëve të filozofisë materialiste, “ai duke mbartur mbi shpatulla barrën e muslimanëve edhe i vetëm ka personifikuar një popull të tërë”.1

Në momentin që lufta fizike ka humbur vlerën, ka filluar lufta shpirtërore, të cilën Bediuzzamani këtë luftë e ka quajtur “Lëvizje pozitive”. Me luftën e tij shpirtërore ka thënë se: “Të gjithë botës do t’ia tregoj Kur’anin, i cili është një dritë që askush nuk mund ta shuajë”. Në jetën e tij plot prodhimtari, afërsisht prej një shekulli, tregon se armiqt i ka luftuar shpirtërisht. Sot e gjithë bota brohoret për udhëheqësin e madh, duke thënë se po japin prodhim farërat e “Nurit„ që ka mbjellur ai. Tani së bashku do të dëgjojmë zërat e muslimanëve që na tingëllojnë në vesh nga të gjithë anët e rruzullit tokësor.

Lufta shpirtërore e Bediuzzamanit

Ashtu si mendimet po ashtu edhe jeta e Bediuzzamanit është një përgjigje e rëndësishme për botën e sotme moderne. Ai me një analizë të mprehtë ka mundur të bëjë suksese që ligjet e fesë islame, t’i hedhë nga teoria në praktikën që i përgjigjet nevojave të sotme. Njerëzit e qytetërimit të sotëm, siç kanë nevojë për mendimet e tij të rrjedhura nga Kur’ani, po ashtu kanë nevojë edhe të marrin mësim nga jeta e tij. Kush dëshiron të shohë një person që teorinë e jetës së vet ka mundur ta hedhë në praktikë, le të afrohemi më afër që të hulumtojmë këtë njeri të madh.

Nuk ka ze