Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 5
(1-182)

Dr. Aries2 duke tërhequr vëmendjet tona, të kohës së sotme moderne, thotë se për të shpëtuar nga problemet e pa zgjidhura të kohës, jo vetëm të lexoni librat e Bediuzzaman Said Nursiut, por duhet të hulumtoni edhe jetën e tij të përjetuar në vitet 1920-1930, si më e vështira nga ana sociologjike. Sepse në atë kohë është zbatuar një politikë e tillë që të gjithë rruzullin, e bëri si një popull apo shtet të vetëm. Said Nursiu ndaj kësaj lëvizjeje të së ardhmes, u dha përgjigje të pathyeshme me anë të frymëzimit të marrë nga Kur’ani Famëlartë. Kjo ishte përgjigje e principit të “Lëvizjes pozitive”. Pra kjo është një thirrje ndaj të gjithë njerëzve që janë me fe të ndryshme dhe të lakuar nga e drejta, nga dituria, logjika dhe bindja ndaj të vërtetave.

Edhe mizorët më të mëdhenj kanë nevojë për drejtësinë dhe të vërtetën. Mos të harrojmë se mendja dhe zemra gjithmonë janë nga e drejta, po qe se e drejta mund të paraqitet pa interes, pa tradhti, e pranueshme dhe e mjaftueshme, pa sakrifikuar nga nderi, pa u trembur dhe pa e hidhëruar jetën, atëhere logjika secilin e detyron që ta pranojë atë.

Si u bëhet ballë armiqve dhe cilat janë

mendimet e Bediuzzamanit

“Nursi hidhërimet e popullit musliman, i ka ndierë në thellësinë e zemrës. Pa e penguar vendi dhe koha, mesazhi i pakufishëm i Kur’anit e ka ftuar që përsëri të ngjallë dashamirësinë, paqen dhe bashkëjetesën mes muslimanëve. Nursiu me anë të frymëzimit kur’anor, ka zotëruar një besim të pashoq, e kështu problemet që ekzistonin i ka zgjidhur me sukses, sepse besimi i tij i ka dhënë një dituri të pastër e të pashembullt dhe një logjikë të paarritshme, që me logjikën e tij të mprehtë, ka mundur të dalë nga të gjitha sprovat si jo më mirë. Ai ka qenë kundër sistemit “İttihad ve terakki” (Bashkim dhe përparim=reformistët), kundër mendimeve sekulariste, si dhe kundër mendimeve bajate të okupatorëve, siç ishin orientalistët e asaj kohe. Nuk ka dyshim se ngjarjet negative ndaj muslimanëve në zemrën e Nursiut kanë hapur plagë të thella, prandaj për t’u rikthyer nderi i tyre dhe që të ringjallet vëllazërimi i muslimanëve, ai u përpoq shumë, që gjithashtu edhe mesazhi i botëkuptimit të islamit, t’i shndrisë muslimanët, bile jo vetëm muslimanët, por ajo dritë të përhapet edhe nëpër vendet e tjera, që më parë kanë qenë në errësirën e mosbesimit. Ne kuptuam nga Nursiu se ndikimi negativ më së shumti sjell sulmin e armiqve ndaj muslimanëve.

Ai ndaj kundërshtarëve të muslimanëve nuk është dobësuar dhe shpresën nuk e ka humbur kurrë.

Nuk ka ze