Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 8
(1-182)

I Përtërituri dhe përtëritjet

Një nga shkaqet e dukshme që shkaktoi pushtimin e muslimanëve ishte largimi i dijes dhe i shkencës në duart e evropianëve. Këtë armë që e zotëroi mendimi perëndimor, më shumë se anën materiale, ka luftuar anën shpirtërore, duke u munduar kështu të zhdukin besimin. Në fillim të shekullit, stuhia që fryu nga Evropa, ishte rikthyer drejt muslimanëve. Si dëshmi e realitetit të këtyre farërave të egra, fatkeqësisht paraqitej materia dhe shkenca, kurse shumica e intelektualëve tonë në frutat e egra nuk parashikonin rezultate të tilla që mund të prodhojnë mosbesimin, ndërsa shumë dijetarë përballë kësaj stuhie mbeten të habitur dhe disa tjerë ikën në lumin e kësaj. Por Imam Nursiu gjithmonë mbeti në këmbë edhe në çështjen që deshtën ta heshtin atë. Ai “Bi-nefsi-silah„ (me armën e tyre) ia argumentoi gabimet me materien dhe me shkencat. Ai vetë pohon: “I kam luftuar materialistët dhe kam gjetur ujin jetësor në vendin ku janë ngulçitur materialistët, nga farërat kam arritur në realitetin e njoftimit të dritës së Zotit (xh.sh.)”7

Prof. Dr. Faruk Hammade

Imam Nursiu ka qenë ballë për ballë me të gjithë anët e përtëritjeve. Profesor Leaman duke i radhitur kushtet e përtëritjes në fe, e vlerëson Bediuzzamanin me këto fjalë: “Përtëritja e fesë përmban disa hapa. E para feja përballon alternativa të tilla që asnjë sistem s’mund ta përballojë, dëshmi kjo që e vërteton ekzistenca e fesë si udhërrëfyes shpirtëror i ndjekësve të saj. Një hap tjetër, është argumenti se akuzat e armiqve të fesë nuk kanë arritur kurrë t’i sjellin ndonjë mangësi asaj. Hapi i fundit është dëshmia e Bediuzzanit se feja është një tërësi që i përgjigjet nevojave të popullit në çdo aspekt. Nuk ka dyshim se mjeshtria e metodës së rigjallërimit të fesë, i përket vetëm Said Nursiut. Ai ka mundur të shpreh realitetin e mendjes duke i bashkangjitur ndjenjën e shqisave. Risale-i Nur me një ekuilibër të fortë brenda mundësive ka sqaruar anët e fesë. Islami diturinë e paarritshme të All-llahut (xh.sh.) e ka drejtëpeshuar në një formë të paparamendueshme. Është shumë e rëndësishme ta kuptosh realitetin e saj, sepse në qoftë se dikush të gjitha vlerat e fesë i paraqet me një stil të lartë që vetëm profesorët e kuptojnë, atëherë ajo zhvlerësohet, por nëse dikush akoma më lart shumicën e diturive të fesë i braktis, duke thënë se ato janë dituri hyjnore, atëherë çfarë bëjmë vetëm me atë pakicë. E përsosmja e veprës është ajo që principet e fesë i paraqet në një format të tillë, që kur e formulon në një formë të atillë, bind shumicën e njerëzve dhe vetëm në këtë mënyrë udhëzuese mund të kryhet detyra e duhur. Është e padyshimtë se Nursiu e ka bërë udhërrëfimin në formën më të bukur. Said Nursiu me Risale-i Nurin, iu është bërë muslimanëve një prijës i gjallë, duke e parashtruar islamin me një gojëtari të paarritshme dhe gjithashtu në një formë më të re, u ka dhënë muslimanëve shpirtin e duhur dhe për këtë arsye ai ka arritur tek parapëlqimi universal i udhërëfimit të traditshëm.8

Prof. Dr. Oliver Leaman

Nuk ka ze