Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 10
(1-182)

Metoda e udhëzimit dhe e kumtimit të Risale-Nurit

Në botën moderne muslimani për jetën e vet të përditshme ka nevojë për një hartë udhëzuese dhe në këtë kohë këtë mangësi e ka plotësuar pikërisht në kohën e duhur Said Nursiu11.

Prof. Dr. Sherif Mardin

Anët e tërë jetës së Bediuzzamanit, janë ndryshe edhe nga udhëheqësi i tij shpirtëror Gazaliu, muxheddid (përtëritës) i shekullit të vet, i cili ka qëndruar në temat e zbatimeve të adhurimit, pra si falet namazi, si prishet agjërimi, etj.. Nursiu ka qëndruar më shumë mbi temën e rëndësishme të njoftimit të muslimanëve për fenë e tyre. Në strategji Nursiu dhe Gazaliu bashkohen, p.sh. Ashrati Sulejmani thotë:

“Në recetat shpirtërore Nursiu ka pasuar gjurmët e Gazaliut. Sepse për t’u motivuar në një formë më të bukur dhe për të arritur përqëndrimin kanë pëlqyer vetminë. Të dy për të përgatitur recetën e mosfanatizmit e cila është një nevojë shoqërore, si prijës dhe udhërrëfyes kanë pëlqyer Kur’anin Famëlartë. Të dy kanë ndjekur udhërrëfimin e tij, duke tejkaluar çdo kohë e vend dhe ia kanë arritur të mbartin mësimet e Kur’anit me anë të këshillave dhe librave të tyre, sipas nevojave të popullit, me aktivitete të gjalla duke ia pasqyruar shekujve të vet. Pedagogjia e tyre fetare ka qenë larg miteve.”12

Bediuzzamani në librat e tij i ka dhënë një rëndësi të veçantë qenies njerëzore. Vlerat e veprimeve të Nursiut që konsiderohen riedukim i njeriut, do të dalin në shesh më mirë në të ardhmen. Dr. Amnuh për këtë anë të Bediuzzamanit thotë: “Me këto vepra Bediuzzamani duke marrë në dorë çështjet e njeriut, angazhimin më të madh e bën mbi vetë njeriun, mbi shoqërinë dhe historinë. Said Nursiu në këtë temë me frymëzimin e Kur’anit duke e hijeshuar njeriun, atij ia vesh rrobën e duhur duke u përpjekur ta edukojë njeriun, ku operimin e fillon nga individët deri tek shoqëria, duke ia sqaruar me shembuj historikë. Duke bërë lëvizje në një metodë shumë të qartë atij i ka dhënë të drejtën që i takon. Edhe po qe se hulumtoni do të ishte e kotë, se nuk do të ishte e mundur të gjendet një metodë më e bukur, ku në të njëjtën kohë ka vrapuar pas qëllimit për të arritur tek Kur’ani, që të zgjidhi problemet shoqërore. Mendimi i tij nuk është vetëm të formojë një mjet, por brenda mundësive ta zbatojë atë, ashtu siç bëjnë ekspertët e perëndimit për të arritur në ligjet e përgjithshme. Qëllimi i tij është të ndërtojë njeriun dhe kuptimi i Kur’anit të vendoset deri në thellësinë e qelizave, sepse ky njeri vazhdimisht është duke u rinovuar dhe vetëm në këtë mënyrë me shpresë mund të caktojë qëllimin, që të mbledhë frutet nëpër jetën e vet.”13

Nuk ka ze