Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 11
(1-182)

Pikësynimi i tregimeve të mësuesit Bediuzzaman është njeriu dhe aty del në shesh se ka qenë aq popullor, saqë kur hulumton historinë pak mundet të rastiset një i tillë. Ai edhe me njeriun më të thjeshtë ka mundur të bisedojë që të përparojë bashkë dhe ta ngrejë në lartësinë e diturisë së shkencave. Në radhën e nxënësve të tij kanë qenë njerëz të gradave nga më të ndryshmet, që nga profesorët dhe deri tek barinjtë, diçka kjo interesante. Muhammed ed-Degamin ka thënë: “Po qe se hulumtojmë librat që kanë si temë mrekullitë e Kur’anit, shohim se ato mund t’i kuptojnë vetëm dijetarët e lartë, sepse kur i kanë shkruar nuk kanë marrë parasysh të tjerët. Por në pikëpamjen e mrekullive të Kur’anit, Bediuzzamani përulet në atë mënyrë që t’i kuptojnë edhe njerëzit e thjeshtë, për shkakun se edhe ata kanë nevojë t’i dinë këto mrekulli. Vallë çfarë është sekreti i kësaj përuljeje? Është e padyshimtë se kjo mund të bëhet një shembull për ata që janë në gjendjen e nevojës së udhërrëfimit, sepse ai është munduar ta lartësojë shtresën e thjeshtë, në atë mënyrë që shumë njerëz ta kenë të mundur që ta kuptojnë Kur’anin. Alegorisht kuptohet se Kur’ani është libri ynë që duhet ta studiojmë. Nursiu njerëzve mundohet t’ia garantojë lumturinë e të dy jetëve. Fjalët e tij janë një ftesë e hapur për ta paraqitur Kur’anin përsëri në jetë, për të përmirësuar besimin, kulturën dhe qytetërimin e muslimanëve.”14

Vlera më e madhe e udhërrëfimit të Imam Bediuzzamanit është padyshim në grumbullimin e aftësive që ka mundur të vendosë në përtëritjen e Kur’anit. Përndryshe më parë shumë dijetarë në librat e tyre kanë punuar mbi këtë temë, por për shkak të sekretit të përtëritjes, Risale-i Nur ka përfituar një sukses të jashtëzakonshëm. Dr. Beki këto sekrete i shënon me këto fjalë:

“Bediuzzamanit nuk i ka mjaftuar literatura ekzistuese. Kur’ani atij ia ka zbuluar një rrugë të re, rrugë e cila ka qenë e preferuar për kohën tonë. Ai është një prijës i posaçëm që i ka hapur dëshirat e zemrës dhe në këtë mënyrë mesazhet e Kur’anit i ka paraqitur sipas kuptimeve të shekullit. Bediuzzamani ka parë se sëmundja më e madhe e kësaj kohe është sëmundja e rrezikshme që vjen nga filozofia materialiste dhe në këtë mënyrë në fushën e udhërrëfimit ka ditur t’i ligjërojë mendjes, zemrës dhe ndërgjegjes me një prespektivë të Kur’anit, për të plotësuar nevojat e natyrshme të tyre, duke i bindur me argumente dhe me një metodë të dukshme e të logjikshme, që i kanë vlejtur si shkopi i Hz. Musait, që me një të goditur buronte ujë jete. Në këtë mënyrë dëshirën për të mësuar të vërtetat, e cila ekziston që me krijimin e njeriut, e ka ringjallur me fjalë të ëmbla, “kauli lejjin” siç thotë Kur’ani dhe lexuesve të Risale-i Nurit i ka garantuar shije të paarritshme dhe të pakrahasueshme.15

Edhe njëri nga tregimet e vlefshme të Bediuzzamanit është tërheqja e pëlhurës mes Kur’anit dhe ndërgjegjës së njerëzve. Sepse Kur’ani drejtpërsëdrejti është duke u drejtuar shpirtrave dhe ndërgjegjeve.

Nuk ka ze