Metoda e Risale-i Nurit
Me mjeshtrinë e vet të veçantë Risale-i Nur ka kthyer shumë njerëz nga vetja, duke magjepsur mendjet dhe zemrat e lexuesve, i ka shtyrë ata të fillojnë një jetë tjetër.
Unë kur arrita që ta njoh mirë Bediuzzamanin, mendova që ta krahasoj me dijetarët e kaluar dhe me të sotmit për t’i gjetur një shok, por më në fund vendosa se nuk është e mundur që çdo njeri t’i përngjajë atij. Bediuzzamani dijetarët e mëparshëm nuk ia ka kaluar vetëm me cilësitë e bukura, devotshmërinë dhe diturinë. Bediuzzamani gjithë jetën e tij e ka kaluar me dituri dhe ai i vetëm ka qenë si një popull. Ai ka kapur tërësinë e kulturës islame. Ai pa e mohuar trashëgimërinë e kaluar, ka përqafuar modernizimin e jetës së re, për të paraqitur një rrugë reale duke zgjedhur dobitë e së kaluarës e të ardhmes, ato i ka përmbledhë tek vetja. Një nga dituritë që ka zotëruar Bediuzzamani, është se ka njohur shumë mirë trashëgimërinë e gjuhës arabe (sarf, nahiv dhe belagat, gramatika dhe gojëtaria e gjuhës arabe). Bashkë me këto ka njohur shumë mirë edhe fjalorët e kësaj gjuhe, letërsinë, prozën dhe vjershën. Në metodën e Bediuzzamanit besimi s’është kufizuar me mendje, njëkohësisht atë e ka vendosur edhe në shqisat e trupit, ku urdhërat e besimit ia detyron t’i zbatojë edhe me vepër. Pra metoda e tij e besimit pasi që rrjedh në zemër aktiviteti i tij shfaqet edhe në vepër.19
Prof. Dr. Amed Abdurrahim Es-Sajih
Duke lexuar Risale-i Nurin nuk të ikën nga sytë estetika e shprehjes. Said Nursiu me shprehjet e tij për të lëvizur ndërgjegjen, e tregon bukurinë e pashoqe të Kur’anit, pastaj kërcen tek bukuria e Resulullahut (a.s.m). Në fillim për ta treguar më mirë Bediuzzamanin, mendova që të zgjedh shprehjet dhe fjalitë e këtij kopshti të bukur, por pashë se është e pamundur. Për arsye se në tërësinë e bukurive të shkrimeve nuk munda të parapëlqej ndonjë prej tyre, ose do të merresha me të gjithë veprën, ose do ta braktisja tërësisht atë. Në librin “Fjalët”, Bediuzzamani më doli përpara me një besim sa horizonti i paarritshëm. Shprehjet e Nursiut duke filluar nga botërat reale tek qiejt dhe më tej, zgjateshin deri tek jeta e ahiretit. Nga lëvizja e atomeve arrinte deri tek sistemet e yjeve. Fillon nga ligjet, por të bind se diçka ekziston edhe jashta ligjit. Prej mendjes kalon tek ndërgjegjja. Prej krijesave të pashpirt tek ato me shpirt, prej bimëve tek kafshët, prej kafshëve tek njerëzit, tek lumenjtë, kodrat, përmbledhtazi, shpjegon për Librin e Gjithësisë. Këtë shëtitje e shoqëron me gjykimin e ajeteve kur’anore. Në këtë shekull materialist Said Nursiu na çon të sodisim bukuritë e gjithësisë, prej aty tek bukuritë e Kur’anit të pashuar, prej aty tek bukuritë e Pejgamberit (a.s.m.).20
Prof. Dr. Abdurrezzak Abdurrahman Es-Sadi