Unë jam i mendimit se literatura e Risale-i Nurit sot nuk ka zgjidhur vetëm rrezikun e besimtarëve, ky është një problem i të gjithë njerëzimit edhe i atyre të Evropës ku edhe modernizmin kur mendoni ta kaloni me teorinë shkencore, atëherë ju del përpara Bediuzzamani, që ju paraqet përgjigjen e problemeve të nesërme dhe mundohet të mbledhë dituri që mbështeten në themele psikologjike. Për shembull ai ka shkruar ato që ne i kemi deshifruar që moti, ne do t’i ripërtërijmë atëherë kur seriozisht do ta kuptojmë se përparimi do të jetë i vërtetë atëherë kur përparimit të fizikës do t’i bashkojmë ato shpirtërore. Sot shumë dijetarë të fesë islame janë duke shkrirë mendjen dhe duke derdhur dritë për të formuar një sistem që të zotërojnë shkencat duke përjetuar Islamin. Por Bediuzzamani me veprat e Risale-i Nurit atë sistem e ka formuar dhe ka zgjidhur nyjat nga më të vështirat sikur të kishte parë tërësinë e dëshirave të dijetarëve të tjerë.26 Bediuzzamani njëlloj sikur të shihte intervalin e diturisë së kohës së sotme ka thënë: “O njeri, qëllimi më i madh i krijimit të gjithësisë përballë edukimit të dukshëm të All-llahut (xh.sh.) është adhurimi i përgjithshëm i njerëzimit dhe qëllimi më i lartë i rrezatimit të atij që të arrish adhurimin, t’i përvishesh shkencave, diturive dhe përsosmërive dhe ato fjalë me një dijeni gjeniale, me një shpresë të fortë po shpreh që: “Me siguri në kohën e fundit, njerëzit do të derdhen në dituri dhe shkencë dhe të gjithë fuqinë do ta marrin nga dituria. Fuqia dhe sundimi do të kalojë në dorën e dijes dhe Kur’ani i mrekullueshëm duke paraqitur gojëtarinë e vet, vazhdimisht alegorisht na thotë se në kohën e fundit (ahirzaman), shkenca do ta marrë shkëlqimin nga gojëtaria dhe reklamimi dhe në atë kohë njerëzit për t’ia pranuar njëri-tjetrit mendimet e veta dhe për t’i marrë nën gjykimin e vet, si armë më të mprehtë do të përdorin fjalët e sjellshme dhe gojëtarinë”.27
Prof. Mim Kemal Öke
Fjalët e Bediuzzamanit kanë vërtetuar se dituritë shoqërore dhe shkencat (natyrore) kanë dalur nga burimi i “Nurit”, dritës së Kur’anit, prandaj ato patjetër mbështeten në “Esma-ul Husna” (Emrat e bukur të All-llahut (xh.sh.)). Në këtë mënyrë besoni se Risale-i Nur është bërë prijësi për të bashkuar shkencat me fenë Islame. Kjo temë me këto mendime (El-Ma’hedul-Alemi Li-Fikr il-Islami) është e domosdoshme të vendoset një urë mes mendimeve të Bediuzzamanit. Risale-i Nuri për të ekuilibruar mendjen dhe revalatën hyjnore, mban një metodë të shëndoshë. Në jetën e përditshme duke i zbatuar këto vlerësohet akoma më tepër.28
Doc. Dr. Zijad Halil Muhammed Ed-Degami
Ne shumë qartë po shohim se këto vlera në tërë jetën e Nursiut janë ndikuese në shkrimet e tij, të cilat janë një cilësi themelore që përputhen me modernizimin e sotëm. Disa pasues të tij tregojnë respekt ndaj disa cilësive devotshmërie të tij, por thelbi i trashëgimërisë së Nursiut është cilësia e të besuarit të plotë Zotin, duke e pasur frikë Atë dhe praktikisht duke e përjetuar Islamin dhe në këtë rreth gjithashtu i ka dhënë rëndësi edhe lulëzimit të mendjes. Risale-i Nur me vete mban modernizimin e kohës së fundit duke u përputhur me kuptimin e shekullit tonë, mjeshtëria e tij na ka ndikuar shumë në të mirë, në bazën themelore të ekonomisë, politikës dhe në arsimin bashkëkohor.