Bediuzzamani ka ardhur tamam në kohën e duhur. Fjala e All-llahut na tregohet me fjalë të freskëta, duke marrë parasysh gjendjen e shekullit tonë. Ai na parashtron para syve tanë, gjithësinë, rruzullin tonë, botërat ekzistuese, njeriun, e deri tek lëvizjet e atomeve. Në veprat e Bediuzzamanit, rrjedhja e fjalëve i përngjan metodës së poezisë. Nursiu ka vajtuar jo për të afërmit e tij të vdekur, por për rininë muslimane që presin ndihmë. Ai u ka zgjatur dorën e mëshirës duke paraqitur mijëra argumente për ekzistencën e Krijuesit dhe të Ringjalljes. Vepra e tij është rruga e Kur’anit dhe e Pejgamberit (a.s.m.). Bediuzamani me një formë më të bukur ka kuptuar bukuritë e gjithësisë dhe ka vendosur urë mes nesh e universit dhe duke shkuar akoma më tej hulumton sekretin e gjithësisë, duke zbuluar të vërtetat e të fshehtave.
Pastaj mendimet e veta duke i hapur në vende më të largëta, më gjerë dhe më thellë, fluturon tek botërat e melekëve, duke vazhduar nga bota e atomeve shkon deri në thellësitë e paskajshme. Kështu gjithësia bëhet panair që tregon artet e Zotit (xh.sh.) e më në fund edhe neve na tregon se të gjitha këto bukuri të gjithësisë grumbullohen tek qendra e tyre, pra njeriu. Ai zemrës dhe shpirtit i hap dritaret e bukurive të gjithësisë për t’u rikthyer tek shpirti i njeriut...21
Prof. Dr. Imaduddin Halil
Risale-i Nur dhe shkenca
Bediuzzamani ashtu si në shumë probleme të tjera, ka formuar drejtpërsëdrejti kontakt mes besimit dhe shkencës me një përtëritje përrallore. Në veprat e Risale-i Nurit besimi me shkencën nuk është se pajtohen me vështirësi apo me shndërrime, përkundrazi me të vërteta të dukshme apo me zbulime, në këto vepra pikëpamja e njeriut është tërhequr për të krahasuar ligjet e njerëzve dhe të Kur’anit, jo në mënyrë artificiale por me dituri shkencore.
Jeta e Bediuzzamanit tërësisht ka kaluar duke qenë i zgjuar, se ky shekull është shekulli i diturisë dhe i shkencave, në këtë mënyrë siç u ka dhënë rëndësi edukatës dhe arsimit shpirtëror ashtu edhe për të mos mbetur nën armiqtë materialistë, është e nevojshme që të përparojmë dhe ta zbatojmë atë dituri. Sepse ai më shumë është përpjekur që të kurojë dijet e abuzuara që mundohen të ndajnë dituritë shpirtërore me ato të shkencës, ku në këtë mënyrë dituritë e fizikës dhe të matematikës t’i vendosë në vendet që i takon. Sepse "Islami është babai, prijësi dhe më i moshuari i të gjitha shkencave". Ta dini mirë se Risale-i Nur shkencën duke e forcuar me ajetet e Kur’anit e ka paraqitur atë si nevojë të domosdoshme të secilit shekull. Said Nursiu i ka vënë si detyrë vetvetes, që duke përparuar në diturinë e shkencave do të kuptohen më mirë të vërtetat e Kur’anit. Pra ai duke argumentuar mrekullitë e Kur’anit është munduar që ta kuptojë vetë dhe ka bërë që t’i kuptojnë edhe të tjerët këto të vërteta.22
Shukran Vahide