Bediuzzamani akoma në fillim të shekullit XX, në 1911, në xhaminë e Emevive të Damaskut, ka ligjëruar këtë hutbe: “...si përfundim, ne muslimanët që jemi nxënësit e Kur’anit, veprojmë me argumente dhe të vërtetat e besimit i pranojmë duke u bindur me mend, logjikë dhe zemër. Ne nuk sillemi si anëtarët e feve tjera që për të imituar priftërinjtë braktisin argumentet. Për këtë arsye në të ardhmen ku do të sundojë mendja, dituria dhe shkenca, patjetër gjykimin në dorë do ta ketë Kur’ani, sepse Kur’ani na urdhëron për të vepruar duke u mbështetur në argumentet e logjikës”.23
Të gjitha gjykimet e tij janë të logjikshme dhe këto ai i vendosi mbi tri baza të pandara, njeriu, universi dhe Kur’ani.
“Bediuzzamani njoftimin e All-llahut (xh.sh.) e ka formuar në këtë mënyrë:
1- Ndërmjet diturive universale të natyrës si astronomi, biologji dhe gjeologji.
2- Materialisht dhe shpirtërisht hulumtimi tërësisht i krijimit të njeriut.
3- Teologji: “Njoftimi i Zotit (xh.sh.) dhe çfarë ndikimi ka Ai në të gjitha krijesat e tij”.
“E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit të gjitha emrat e sendeve” (Bekare, 31)
Bediuzzamani në komentin e këtij ajeti thotë:
“Në këtë ajet të çuditshëm, me titullin “talim-i Esma”, (mësuarja e emrave) me anë të aftësive të njeriut, në këtë mënyrë ka mundur t’i përmbledhë tek vetja të gjithë përsosmëritë e diturisë, përparimin e shkencave dhe artet e mrekullueshme, pra secila përsosmëri, secila dituri, secili përparim dhe secila shkencë ka një të vërtetë të lartë që ajo e vërtetë mbështetet në emrin e All-llahut (xh.sh.). Ato shkenca, përsosmërisht, artet duke pasur shumë perde, shkëlqime dhe rrathë, gjejnë vendin e duhur në momentin kur mbështeten tek emri i Zotit (xh.sh.). Përndryshe mbesin në një formë gjysmë hije.
Për shembull gjeometria është një shkencë. Pika e fundit e së vërtetës së asaj mbështetet në emrat e All-llahut “Adl” dhe “Mukkaddir”. Shkëlqimin e gjeometrisë duhet ta shikosh me madhërinë e këtyre emrave. Një shembull tjetër: Mjekësia është një shkencë dhe një art. Fundi dhe e vërteta e saj mbështeten në emrin “Shafi” dhe “Hakimi Mutllak”, ku sipas nevojave të sëmundjeve në barnatoren e madhe duke parë ilaçin e duhur, do të shohësh shkëlqimin e këtyre emrave, ku në këtë mënyrë mjekësia gjen përsosmërinë e vet dhe bëhet diçka e vërtetë. Një shembull tjetër: Biologjia është një shkencë, kjo shkencë bëhet e pastër atëherë kur rregullimin dhe edukimin e kësaj bote e mbështet dhe e pasqyron në emrin “Hakim”, ku kështu kupton më mirë dobitë e çështjeve kur e beson se këto bukuri kanë rrjedhur nga ato emra dhe kështu ajo dituri e kulluar gjen vendin e vet. Përndryshe ajo ose bëhet mit a fantazi, ose hap rrugët e devijimit, siç i ka hapur filozofia materialiste.24 Por duket se Bediuzzamani me largpamësinë e tij është marrë me çështjet me të cilat mosha e tij akoma nuk ka arritur t’i përjetojë ato kohëra. Sot islamizimin duan të na e paraqesin si një propozim të ri, kurse ai këtë problem e ka zgjidhur që një shekull më parë me themel.25
Edib Ibrahim Dabbag