4- Risale-i Nur ka tërhequr vëmendjen duke thënë: Feja kurrë nuk ndahet nga shkenca. Mendimin që propozohet duke u thënë se shkenca kundërshtohet me fenë është problemi më i madh për njerëzimin në shekullin e fundit. Bediuzzamani duke na treguar gjithësinë thotë: “Gjithësia është një libër që me të gjithë dekoret e saj na tregon Shkruesin e vet, ajo është një vilë që me të gjitha pjesët e saj na tregon për Mjeshtrin, ajo është një laborator që me tërë stërhollësirat e saj na tregon për një Edukator të Ditur. Risale-i Nur duke iu afruar realitetit, nuk është i huaj për njerëzit e modernizuar. Njerëzit e modernizuar të Evropës janë njoftuar me përpunimin e gjithësisë, janë mësuar ta sodisin atë dhe pikësynimi i tyre është qëndrimi mbi univers. Në këtë mënyrë me syrin e shkencës kush shikon gjithësinë ai medoemos do ta pranojë Risale-i Nurin, sepse ai duke parashtruar tezat, shumë herë fenomenet i hulumton nën dritën e shkencave, pra gjeologjinë apo biologjinë. Tani e kuptuat se evropianët i thërret me një zë që ato kanë kontakt me të.
5- Në një vend tjetër thotë kështu: “Ja pra në luftën e jashtme duhet të paraqitet me shpatë të diamantë të drejtësisë së fesë Islame, qytetërimet mund t’i luftojmë duke i bindur ato. Lufta nuk bëhet duke i detyruar e trajtuar si të egjër. Ne jemi sakrifikues të dashamirësisë, nuk kemi kohë për t’u armiqësuar.32
Siç e shikuat edhe vetë Said Nursiu akoma në fillim të shekullit, ka paraqitur metodën e paqes ndaj të huajve.
“Dhe ata të cilët besojnë në atë që t’u shpall ty dhe në atë që është shpallur para teje dhe që janë bindur plotësisht për (jetën e ardhshme në) botën tjetër.”(Bekara, 4)
All-llahu (xh.sh.) me këtë ajet na tregon se si t’i paraqitemi atyreve që u kanë zbritur librat dhe si t’i ftojmë në fenë Islame. Kuptimi i ajetit është i tillë: “O ju që i besuat librave të zbritur më parë! Për të pranuar fenë Islame për ju nuk ka ndonjë vështirësi. Mos t’iu vijë rëndë! Sepse feja Islame nuk ju urdhëron t’i braktisni tërësisht fetë e juaja. Mjafton vetëm të përmirësoni besimin tuaj, duke përmirsuar kështu fenë që keni pasur më parë.” Ja pra në këtë i fton, sepse Kur’ani në vetvete ka përmbledhur cilësitë e të gjitha librave të zbritura më parë dhe themelet e ligjeve të tyre. Pra principi i Kur’anit është rruga e drejtë e mesme dhe ligjet e feve tjera i futë në rrugën e mesme. Kur’ani ndërton vetëm ato pjesë që nën ndikimin e kalimit të kohës dhe të vendit, kanë qenë nën shtrëngimin e shndërrimit, pra ato pjesë të degëve i përmirson duke i realizuar. Bediuzzamani thotë: “Në këto që thamë a ka ndonjë send që është jashtë logjikës”.33-34
Dr. Mary Weld