Padyshim këto fjalë i pëlqejnë njerëzve të Evropës, feja islame që është e vendosur në mendimet reale, atyre do t’i ndihmojë më shumë.
Ndikimi i horizontit të Risale-i Nurit nuk është kufizuar vetëm me popullin turk. Said Nursiu me veprat e tij Risale-i Nur, të vërtetat e Kur’anit ia ka shpallur të gjithë botës, duke përdorur një metodë të pranueshme për të gjithë shekujt, kulturat, biles të pranueshme edhe për kulturën moderne.
Nga këto cilësi të bukura të tij, ashtu siç përhapet Risale-i Nur pa problem nëpër shtetet e Evropës, njëlloj po përhapet edhe në ato vende që me periudha të gjata e kanë humbur kulturën e fesë islame, pra në Azinë e Mesme dhe në vendet ballkanike, duke u bërë kështu një derë shprese.35
Prof. Dr. Abdulaziz Shahbar
Duke u shpjeguar forca e bukurisë shpirtërore të veprave të Bediuzzamanit, mund t’i tërheqim drejt besimit zemrat e muslimanëve të kohës moderne dhe në këtë mënyrë përsëri ato mund t’i kthejmë tek burimet e besimit. Kështu në qoftë se kthehen sa më parë drejt këtyre burimeve do të mund të mbrohen nga krimet e egra bashkëkohore. Në veprat e Bediuzzamanit ka metoda të fuqishme bindëse në lidhje me besimin. Është detyra jonë që muslimanëvë të Bosnjës, Malit të Zi dhe Kosovës t’ia bëjmë të njohura këto metoda me qëllim nxitjen e fuqisë shpirtërore.36
Azra Kasëmoviç
Risale-i Nur kur arriti në krahinat tona na gëzoi në atë masë, sa na dukej sikur lindëm për së dyti. Ne turko-azeritë e përjetonim në thellësi dhimbjen e tmerrshme të mohimit dhe të devijimit nga komunizmi i shtatëdhjetë viteve, ku me filozofinë matarialiste të pafe, na ka djegur në një xhehennem shpirtëror. Megjithatë ne e ndjenim se në krijimin tonë ndodhet dëshira për të përjetuar lumturinë e përjetshme dhe kështu tek ne u zgjua një zell për të gjetur Zotin tonë, duke thënë: “Ah si mund ta njohim atë Zot i Cili është Krijuesi ynë?” Dikur nëpër shkolla All-llahun, Profetin dhe Kur’anin na i paraqitnin si mit e përralla, duke na thënë se s’ka jetë tjetër, prandaj kënaquni deri sa të vdisni. Ne me shpirt duke thënë se vallë a ka mundësi të gjejmë ndonjë libër që na tregon jetën e përjetshme, luteshim me lot në sy: “O Zot (xh.sh.) na njofto Vetën Tënde se duam të të njohim Ty, s’duam të jemi të përkohshëm, sillna ta përjetojmë atë jetë”. Falenderoj shumë All-llahun (xh.sh.) që na dërgoi Risale-i Nurin për të shpëtuar njerëzimin si një dorë që zbret nga xhenneti. Në këtë moment erdhën nxënësit e Risale-i Nurit të Bediuzzamanit, që vrapojnë majtas djathtas për të gjetur ndonjë njeri që e ka habitur materializmi dhe t’i paraqesë dhuratën më të madhe, Risale-i Nurin, që i garanton njerëzimit besimin, i cili ka për shpërblim xhennetin e lumtur. Atë e pimë si ujë e All-llahu i Madhëruar ashtu siç e ngjall tokën e vdekur duke ia zbritur shiun nga qielli, njëlloj na ngjalli edhe neve shpirtin me Risale-i Nur. Këto vepra nuk ishin si ato që ua lyen ndonjë melhem plagëve por këto të vdekurit i japin shpirt. Ne në atdheun tonë, Azerbajxhan, duke lexuar Risale-i Nur, në shpirtat tonë ndiejmë një lumturi të madhe. Tani ne jemi të lumtur e pa fije hidhërimi dhe që në këtë jetë po përjetojmë kënaqësinë e xhennetit.”37
Dr. Rauf Samidli