Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 23
(1-182)

I tërë njerëzimi ka nevojë të hyjë në klimën mëshiruese të fesë islame. Islami si sistemi më i përsosur dhe si fe e paqes dhe e lumturisë, mund të realizojë paqen botërore dhe qetësinë e të gjithë njerëzimit. Mjafton vetëm që muslimanët të mos bien në gabime.39

Prof. Dr. Muhammed Said Ramazan El-Buti

Bediuzzamani me gjuhën e Risale-i Nurit e ka hedhur poshtë mendimin për çështjen e “politikës islame” që mbizotëron në botën islame. Pra ne duke e parë botën islame që nga Lindja e Largët, nga Irani e deri në Algjeri, tërësisht e shohim islamin të përbashkët me politikën. Po të mos ishte Risale-i Nur ne përsëri shërbimin ndaj islamit do ta kuptonim në këtë aspekt. Risale-i Nur ka formuar një metodë pozitive të kulluar dhe të pastër, duke na sjellë një alternativë tjetër, duke e hedhur poshtë alternativën e të përzierit të islamit me politikë. Duhet të qëndrohet me ngulm në këtë pikë.40

Dr. Imtijaz Jusuf

Deri tani janë zhvilluar gjashtë simpoziume ndërkombëtare në Stamboll, në intervalin kohor, një herë në dy vjet.41 Në Simpoziumin e Pestë Ndërkombëtar me temë “Pikëpamja e njeriut në Kur’an sipas Risale-i Nurit”, të organizuar nga Shoqata “Shkenca dhe Kultura”, morën pjesë 40 dijetarë, profesorë e doktorë, të ftuar nga e gjithë bota. Në Pallatin e Kongreseve në Stamboll, merrnin pjesë edhe mijëra të ftuar të ndryshëm. Nga ata që e morën fjalën më tepër bëri përshtypje fjala e psikiatres braziliane Cecilia Moreria e cila ndër të tjera tha:

“Pa u takuar dhe njohur kurrë me asnjë musliman, nëpërmjet internetit u njoha me veprat Risale-i Nurit dhe u bëra muslimane. Unë jam vetëm në fillim të një rruge të gjatë. Jam muslimane njëvjeçare. Veprat e Said Nursiut i kuptova qartë dhe pastër, duke u mahnitur nga argumentet e fuqishme. Duke lexuar Risale-i Nurin, fillimisht duhet të mjekojmë zemrën tonë, pastaj edhe të gjithë shoqërinë. Nursiu dëshiron prej nesh të jetojmë në një mënyrë paqësore me shoqërinë, natyrën dhe gjithësinë.”

Ja mendimet e disave nga ata që morën pjesë në hapjen e simpoziumit:

“Fatkeqësisht e njoha vonë Nursiun. Ai është jehona e islamit. Por është një jehonë që mund ta kuptojnë edhe kristianët. Unë jam një kristian i ndërgjegjshëm. Por kur lexova “Risalet” m’u forcua besimi në teuhid (Njësimin e Zotit (xh.sh.)). Këto vepra janë një pasqyrë për të kuptuar veten tonë dhe gjithësinë.”

Prof. Dr. Kelton Cobb

Hartford University, Sh.B.A.

“Për ata që kërkojnë t’i japin kuptim kësaj jete Nursiu nuk i përket vetëm Turqisë, por të gjithë botës islame.”

Prof. Dr. Ibrahim M. Abu Rabi

Hartford Univ. Sh.B.A.

“Nursiu paraqiti një mesazh bashkëkohor. Unë si një kristian, marr pjesë në të gjitha thëniet e Risale-i Nurit në lidhje me temën e kuptimit të njerëzimit. Mesazhet profetike që kanë ardhur janë të pranueshme për të gjithë ne.”

Prof. Dr. Thomas Michel

Nga Qendra e Dialogut Ndërfetar, Vatikan

Nuk ka ze