E dyta: Bediuzzamani ka paraqitur një dituri të përsosur kur’anore që mbështetet në të gjitha argumentet nga abstraktja në konkrete, si: Kur’anin si libër që lexohet, në librin që soditet (gjithësia) dhe së treti parashtron personin shembull, Hz. Muhammedin (a.s.m.), ku universi vetëm me ardhjen e tij ka mundur për të dhënë frutin e duhur. Këto të treja i ka lidhur me një vetëdije, përshtatshmëri dhe përvojë të mrekullueshme.
Duke filluar nga këto pika, Bediuzzamani nuk është mjaftuar vetëm me temat e vjetra të provave për ekzistencën e All-llahut. Duke kaluar më tej, për të vërtetuar ekzistencën e Zotit ka parashtruar njeriun dhe natyrën. Në këtë mënyrë përballë çdo sistemi ideologjik perëndimor, në lidhje me etapat e pararenditura ka sjellë në dritë një sistem modern teologjik.
E treta: Bediuzzamani ka vendosur që të sjellë një rrugë metodologjike për t’u bërë ballë sulmeve nga një llogore e vetme e muslimanëve duke qëndruar drejt në këmbë. Sepse ai është i mendimit se në këtë gjithësi ka vetëm dy grupe alternative: njëri grupi i besimit dhe i së vërtetës dhe tjetri grupi i mosbesimit dhe i djallit.
E katërta: Bediuzzamani thekson se nga fillimi deri tek rezultati i saj, nga sipërfaqja minimale deri tek ajo maksimale më së miri del në shesh atëhere kur do të kuptohet Kur’ani, duke i bindur në këtë pikë edhe dijetarët muslimanë dhe ekspertët e kësaj fushe. Sepse rruga e Kur’anit është rruga më e shkurtër që të çon në drejtimin e karakterit të njeriut, drejt mendjes që kërkon të vërtetën dhe zemrës që përpëlitet gjithmonë për të ndenjur në jetë.
E pesta: Bediuzzamani me një formë te mprehtë e ka ndarë historinë islame prej revelatës hyjnore. Në këtë mënyrë me të vërtetë ai është një muxheddid (përtëritës i shekullit). Ai është përpjekur për të përtëritur jetën e ummetit (popujve islamë) në kohën e sotme, mes erërave të përplasjeve të qytetërimeve. Por këtë ai e ka realizuar nën drejtimin e Kur’anit, me mësimet Hyjnore, nën udhëheqjen e të Dërguarit të madh dhe nën dritën e literaturës së dijetarëve të shquar të fesë islame.”43
Prof. Dr. Muhsin Abdulhamid
Bajjumiu një nga ulematë, dijetarët e Universitetit të Ez’herit thotë: “Metoda që na ka paraqitur Said Nursiu e cila ka si burim Kur’anin dhe që na tregon rrugët të cilat na shpien në të vepruarit me Kur’an në këtë shekull, me anë të nxënësve të sinqertë të Nurit, i është servirur të gjithë njerëzimit. Njerëzimi për të ruajtur identitetin e racës së vet dhe për të jetuar me ligje të drejta, ka nevojë për një besim të fuqishëm nën hijen e Kur’anit, e kjo për njerëzimin do të ishte një rilindje. Por mos të harrojmë se kjo e vërtetë nxënësit e Nurit i ka angazhuar me një peshë shumë të rëndë.44
Prof. Dr. Abdulmu’ti Muhammed Bajjumi
“Ja pra kush futet thellë në hulumtimin e mendimeve të Bediuzzamanit, mendime të cilat janë të lidhura me boshtin e qytetërimit, do të bindet se është takuar me faktin themelor, që njeriun e çojnë drejt dinamizmit që vërtetohet në jetën globale dhe kanë lidhje me boshtin e qytetërimit të botëkuptimit universal. Risale-i Nur ka bërë sukses sepse diturinë nuk e ka lënë vetëm në teori, por ato i ka vendosur në praktikë. Ai me forma metodologjike dhe shoqërore, ato projekte i ka futur ne përpunim. Për këtë arsye Risale-i Nur garanton një analizë të përgjithshme në zbulimet e metodave”.45
Dr. Abdulaziz Barghuth