“Në një botë të zvogëluar sa një ekran i një kompjuteri, rrugët e shërbimit të muslimanëve për përhapjen e besimit, janë rritur sa vetë bota. Nga kjo pikëpamje globalizmi shërben edhe në favor të muslimanëve. Bediuzzamani nuk e pranon në asnjë mënyrë teorinë e “përplasjeve të qytetërimeve” të hedhur nga Huntigtoni...”
Dr. Furkan Aydıner
Universiteti Shtetëror, Florida, Sh.B.A.
Së bashku me këto ligjëruan edhe plot të tjerë nga vende të ndryshme të botës me temat e tyre, si:
“Drejtësia sociale në Risale-i Nur dhe roli i saj përballë globalizmit”, Dr. Usame Abdulmexhid, Univ. Mustansirijje, Irak.
“A përputhet feja me globalizmin?”, Dr. Sami El-Mashtavi, Argjentinë.
“Cilësitë e qytetërimit modern sipas Risale-i Nurit”, Prof. Dr. Kutb Mustapha Sano, Univ. Ndërkombëtar Islam, Malajzi.
“Ringjallja e moralit në veprat e Nursiut”, Redha Ameur, Univ. i Melburnit, Australi.
“Principet e moralit në Risale-i Nur”, Dr. Muhammed Harrubat, Marok.
“Mbi moralin dhe ndikimin e arsimit, Said Nursiu”, Hasan Horkuc, Univ. Durham, Angli.
“Mendimi i Said Nursiut në Bosnjë-Hercegovinë”, Prof. Dr. Enes Karic, Fakulteti i Shkencave Islame, Bosnjë.
“Vendi i Bediuzzaman Said Nursiut në İlmi Kelam”, Abdulwehab Boukhelkhal, Univ. Kosantine, Algjeri.
“Homoeconomicus dhe Homoethicus, nën dritën e pikëpamjeve të Bediuzzamanit.
“Mendimet e Bediuzzamanit dhe qytetërimi i perëndimit”, Dr. Muhammed Binthile, Univ. Agadir, Marok.
“Globalizmi, media dhe etika e Kur’anit sipas Risale-i Nurit”, Falak Ha, gazetar-shkrimtar, Australi.
“Etika botërore e islamit sipas Risale-i Nurit”, Dr. Musa El-Basit, Kolegji i Shkencave Islame, Palestinë.
“Etika dhe morali në kulturën e Konfucit në krahasim me Risale-i Nurin”, Prof. Dr. Jemil Hee-Soo Lee, kryetar i Institutit Kulturor Islam & Univ. Hanyang, Korea e Jugut.
...e shumë e shumë të tjerë. Fjalimet më interesante të të gjashtë simpoziumeve, janë botuar disa herë nga shtëpi botuese të ndryshme në turqisht dhe anglisht.
PËRFUNDIM
Në pikëpamjen fizike pjesa e hyrjes ndoshta e gjatë, por në realitet e shkurtër. Atë do ta përfundonim me konstatimin e Prof. Muhsin Abdulhamidit nga Universiteti i Bagdatit:
“E para: Bediuzzamani i është drejtuar besimit islam, madhështisë së ligjislaturës së tij dhe rinovimit moral deri në shpirtrat e njerëzve. Ai e ka konstatuar në kohën e duhur sulmin e armiqve dhe ka theksuar se këto sulme vijnë nga shumë drejtime të ndryshme, duke filluar nga qarqet e huaja, tek të pafetë të cilët mundohen të përhapin mendimet moderne materialiste, hipokritët, masonët e deri tek nxënësit e tyre që drejtojnë organet e shtypit, medias, kulturës dhe arsimit.