Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 28
(1-182)

I- PJESA E PARË

JETA E PARË (1877-1925)

1- Njohuri rreth familjes së Bediuzzamanit

Lindja e Said Nursiut ndodhë në kohën kur bota dhe veçanërisht ajo islame filloi të përjetojë shndërrime të mëdha. Lindi në fshatin Nurs në Hizan të qytetit të Bitlisit, një nga qytetet e lashta të Anadollit lindor. Said Nursiu nuk ishte nga një familje e njohur. Fshati Nurs kishte medresenë e vet dhe ishte një qendër e diturisë. Gjyshi i Saidit ka pasur pesë fëmijë. Nëna e tij, zonja Nurije, është vajza e Molla Tahirit, nga fshati Bilkan, tre orë larg nga fshati Nurs. Ka vdekur gjatë Luftës së Parë Botërore. Babai i tij Mirza, ka vdekur në 1920. Saidi ka lindur në 1876, 1294 hixhri, në një familje të thjeshtë.1

2- Ditët e fëmijërisë

Ditët e fëmijërisë Saidi i ka kaluar pranë familjes së tij. Ai edhe në fëmijëri mbante shenjat e një të ardhme të madhe. Që në moshë të vogël kishte filluar t’i mbidhte farërat e luleve dhe të të vërtetave të mëdha.

Në lidhje me lindjen e tij janë vënë re shumë shenja të cekura nga evlijatë e kohës. Kështu që babai i Saidit, Sofi Mirza ka qenë i lidhur për Sheh Gavsi Hizanin (dijetar i madh). Sofi Mirza një ditë shkon pranë Sheh Gavsiut dhe kur merr të hyjë për tek ai, nxënësit mundohen që ta ndalojnë për të mos hyrë brenda se Shehu ishte në mbledhje me nxënësit. Por ai nuk i merr parasysh fjalët e tyre, troket në derë dhe hyn brenda. Kur e sheh Shehu, Sofi Mirzain, ngrihet në këmbë dhe me respekt e përqafon dhe bisedojnë pak në këmbë, pastaj kërkon leje dhe largohet. Nxënësit të habitur nuk durojnë më tepër dhe e pyesin Shehun nëpërmjet Molla Halid Erukiut:

- Zotëri Sheh! Çfarë vlere të veçantë ka ky i varfër dhe njeri i thjeshtë që i bëre aq respekt?

Sheh Gavsiu u përgjigj kështu:

- Nga ky person që patë ka për të lindur një djalë që s’mund ta arrijnë as njëqind dijetarë të mëdhenj.

Shehu kështu me largpamësinë e tij dha shenjë për shërbimin e Saidit në të ardhmen.2

Një evlija tjetër i famshëm nga Isparta, Osman Halid3 i cili ka dhënë mësim në teologji dhe ka vdekur në vitin e lindjes së Bediuzzamanit, që para se të vdesë i ka thënë djemve dhe të afërmëve: “Do të vijë një reformator, përtëritës që do t’ua shpjegojë njerëzve besimin”,- dhe ka shtuar se, “nga katër djemtë e mi njëri do të takohet me të dhe do t’ia puthë dorën”.

Pas shumë kohe që Bediuzzamani u kthye në qytetin Isparta, djali i vogël i Osman Efendisë, Ahmed Efendiu që ishte akoma gjallë, kishte ardhur në Isparta për t’u takuar me Bediuzzamanin dhe kur u takua me të ia puthi dorën Bediuzzamanit. Në këtë mënyrë vërtetoi fjalën e babait të vet.

Lindja e Saidit është lajmëruar nga ana e shumë personave me sihariqe. Nursiu thotë: “Paralajmërimet për Risale-i Nurin kanë arritur që dyzet vjet para se të dalin Risalet në shesh....”

Nuk ka ze