Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 31
(1-182)

- Ishte bërë kijameti dhe gjithësia ishte ringjallur përsëri. Saidi duke menduar se si ta vizitojë Pejgamberin (a.s.), i bie ndër mend se mund ta shohë duke kaluar urën e Siratit dhe ndalon aty. Në këtë rast viziton të gjithë profetët dhe kur viziton Hz. Muhammedin (a.s.m.), prej tij kërkon dituri. Pejgamberi (a.s.m.) e përgëzon se do t’i jepet dija e Kur’anit, vetëm me një kusht, që të mos i bëjë pyetje ummetit (popullit musliman).

Saidi zgjohet plot emocione. Me frymëzimin që Saidi i vogël mori nga kjo ëndërr, i zgjohet dëshira e studimit dhe duke marrë leje nga i ati, shkon me studime në krahinën e Arvasit. Këtu jepte mësim Molla Muhammed Emin efendiu i famshëm, i cili nuk ulet vetë që ta mësojë Saidin, por ia lë një nxënësi të tij. Kjo gjendje Saidit i vjen rëndë. Një ditë Molla Emini duke dhënë mësim në xhami lexon diçka gabim. Saidi i thotë:

- Zotëri nuk është ashtu, e kundërshton duke ia bërë të ditur se ishte në të vërtetë.

Më vonë Saidi me dëshirën që të gjejë një medrese që përshtatet me karakterin e tij, shkon në medresenë e famshme të Hasan Veliut, pastaj shkon në Vastan, e nga aty shkon në Bajezid të Erzurumit. Deri atëherë ishte marrë me librat themelorë të gramatikës arabe. Në Bajezid brenda tre muajve bëri studime të thella tek Shejh Mehmed Xhelali Efendiu. Saidi i mbaroi të gjitha librat e mbi pesëmbëdhjetë lëndëve të rënda të medresesë, duke lexuar nga secili libër vetëm nga një apo dy mësime. Mësuesi i tij Xhelal Efendiu, kur e pyeti pse bën kështu, Saidi i përgjigjet në këtë mënyrë:

- Unë nuk jam i aftë t’i kuptoj të gjithë këto libra. Por e pranoj se këto janë nga një kuti diamantesh, ku çelësi i tyre është tek ju. Unë vetëm ju lutem që të më tregoni se çfarë ka në këto kuti dhe ta kuptoj se çfarë teme përbëjnë këto. Pastaj unë i studjoj vetëm ato që përputhen me karakterin tim.

Kurse qëllimi i Saidit ishte që në stilin e mësimdhënies së medreseve, të sillte një rinovim, duke dashur të shpëtojë nxënësit e medresesë nga vargjet e gjata të të mësuarit përmendësh. Kështu Saidi mbaroi studimin mbi themelet dhe përmbledhjet e shkencave të fesë për tre muaj, ku nëpër medrese zgjasin me periudha të gjata, deri në njëzet vjet. Ai e dha veten e tij tërësisht diturisë, ku brenda njëzet e katër orëve mbaroi dyqind faqe nga librat më të rëndë si, “Xhem’ul-Xhevami”, “Sher’hul-Meuakif”5 dhe “Ibn-ul-Haxher”. Ishte zhytur aq shumë në mësime, saqë nuk u merrte fare me jetën e përditshme. Kështu ai arriti t’u jepte përgjigje pa u menduar fare, pyetjeve të çdo shkence të fesë.6

Saidi në medresenë e Shejh Mehmet Xhelal efendiut, i mbaroi studimet për një dimër në dijet arabe dhe mori “ixhazet” (diplomë), pastaj i uritur dhe i paveshur mirë mori udhën përsëri për të studiuar më tej.

Nuk ka ze