Aty hyri në medresenë e molla Fet’hullahut. Molla Fet’hullah i thotë Saidit:
- Para një viti po lexoje librin “Sujuti”. Sivjet sigurisht po lexoni librin e Molla Xhamiut?
Saidi:
- Po e kam përfunduar “Xhami”-un.
Molla Fet’hullah, për çdo libër që e pyeste, u përballonte me përgjigjen “e kam përfunduar”. Profesori mbeti i mahnitur dhe s’mundi ta besonte se si ka mundësi që të mbarohen të gjitha këto libra për një kohë kaq të shkurtër, prandaj i tha:
- Vitin e kaluar ishe i çmendur, a je edhe këtë vit i tillë?
Saidi:
- Njeriu ndaj dikujt tjetër mund të ketë ambicje, prandaj mund ta mbulojë të vërtetën, por mësuesin që të bëhet më i rëndësishëm se edhe vetë prindi, s’mund ta gënjejë. Urdhëroni cilin libër të dëshironi mund të ma pyesni.
Molla Fet’hullah për çdo libër që e pyeste merrte përgjigje si jo më mirë. Në këtë mënyrë kur e dëgjoi gjendjen e Saidit, Molla Ali Suraniu, i cili deri para një viti kishte qenë mësuesi i mësuesit të Saidit, filloi edhe vetë të marrë mësim nga Saidi.
Në këtë rast Molla Fet’hullah:
- S’ka dyshim se je duke zotëruar një zgjuarsi gjeniale, por ta provojmë se si je në kujtesë. Ta shohim a do të mundesh të mbash mend me dy lexime disa rreshta nga “Makamati Harije”.
Saidi me një të lexuar të një faqeje të librit e mësonte përmendësh.
Molla Fet’hullah duke shprehur në këtë mënyrë habinë e tij, tha:
- Zgjuarsia me kujtesën të gjenden në një mënyrë të zhvilluar së tepërmi të dyja bashkë tek një person i vetëm, është diçka e rrallë.
Saidi duke qenë në medresenë e Molla Fet’hullahut, mëson përmendësh librin e “Xhem’ul-Xhevami”-ut për një javë me dy orë punë në ditë. Pas kësaj Molla Fet’hullah i shkruan këto fjalë mbi libër:
Kjo ngjarje u përhap nëpër Siirt dhe molla Fet’hullahu i tha dijetarëve:
- Në medresenë tonë ka ardhur një nxënës shumë i ri. Për çka do që ta pyes, më jep përgjigje pa u ndalur. Është për t’u çuditur që në këtë moshë ka këtë logjikë dhe kujtesë.
Pas kësaj dijetarët vendosin ta provojnë dhe në këtë mënyrë, një ditë kur u mblodhën për ta provuar, e ftuan Saidin dhe morën përgjigjen e të gjitha pyetjeve pa asnjë mëdyshje. Saidi i jepte përgjigje duke e shikuar mësuesin e tij sikur i lexonte nga libri. Dijetarët kur u përballen me një të ri gjenial dhe me këto virtyte të tij, e vlerësuan dhe e respektuan jashtëzakonisht atë.
Kështu dijetarët Molla Saidit i japin titullin “Bediuzzaman” (mrekullia e kohës). Por fillimisht këtë titull ia ka dhënë mësuesi i tij Molla Fet’hullahu.
ç) Librat e lëndëve që ka mbaruar
Librat që Bediuzzamani i mbaroi për tre muaj në moshën 13-14 vjeçare, u studijonin për 15 vjet në medrese.
Numri i këtyre librave bashkë me shpjegimet dhe shënimet arrin në njëqind.13 Metoda dhe mënyra e leximit të këtyre librave prej tij është një rinovim në metodikën e medreseve.