Molla Abdullahu kur e provoi vëllain e vet, u çudit jashtëzakonisht shumë, kur pa se në ç’gradë kishte arritur Saidi dhe megjithëse para tetë muajsh kishte qenë nxënësi i tij, që nga ai çast e pranon Saidin si mësuesin e vet. Kështu duke e mbajtur të fshehtë nga nxënësit e tij, fillon të marrë mësim nga vëllai i vogël Saidi. Por një ditë nxënësit e kanë parë të habitur nga vrima e çelësit, që mësuesi Abdullah po merr mësim nga vëllai i vogël Saidi, për këtë nga mësuesi Abdullah kanë marrë këtë përgjigje:
- Për të mos e marrë në mësysh, në një dhomë veç, i jap mësim unë atij.
Për arsye se doli në shesh se vetëm studimi gjatë një dimri të molla Saidit arriti përmbi diturinë e vëllait të madh Abdullahut, mes popullit u përhap fama e tij, i cili ngado që të shkonte i thonin që “erdhi Hizri, ky djalë është evlija”. Saidi për të shpëtuar nga ky nam që kishte në popull dhe nga thashethemet, e ndërron veshjen, duke veshur rrobat e një agai, duke mbajtur një thikë dhe shpatë në brez dhe një shall në kokë. Këtë e bëri vetëm që të mbulonte gjendjen e vërtetë shpirtërore të tij. Në këtë mënyrë vazhdoi për një kohë të gjatë.10
Në një kujtim të tijin Bediuzzamani thotë: “Po u tregoj një bisedën time para katër-pesëdhjetë vitesh me vëllain e madh Abdullahun e ndjerë. Ai ka qenë nxënës i veçantë i dijetarit të madh Zijaed-din (kuddise sirruhu). Ai më pati thënë: ”Shehu im Zijaed-din, i njeh të gjitha njohuritë e shkencave” dhe duke ma paraqitur si një person gjenial, me qëllim që të më lidhte me të, duke vazhduar më rreshtoi gjendjen e tij të jashtëzakonshme. Në këtë rast unë i thashë vëllait tim se, “po ma lavdëron së tepërmi shehun tënd. Po ta shoh atë, në shumë çështje të diturisë e mundi. Dhe ti nuk e do atë sa unë. Sepse ti së pari e imagjinon se Shejh Zijaed-dini e di të gjithë universin, e pastaj e do, pra ti e do me atë titull. Po qe se ngrihet perdja shpirtërore dhe del në shesh realiteti, atëhere dashuria yte ose zhduket ose zbret në një të katërtën. Por unë atë person fisnik seriozisht e dua dhe e vlerësoj për arsye se vepron brenda sunnetit të Pejgamberit a.s., në rrugë të drejtë, është ndikues dhe këshilltar i mirë mes besimtarëve. Mua nuk me intereson pozita e tij personale, kurse vetëm për shërbimin e tij që bën, sakrifikoj edhe shpirtin. Po qe se largohet perdja shpirtërore dhe të duket pozita e tij e vërtetë, jo të tërhiqem pas e të mos ta duaj, por përkundrazi do t’u lidhja me të, duke e vlerësuar dhe respektuar akoma më tepër. Domethenë unë dua Zijaed-dinin e vërtetë, kurse ti një Zijaed-din të imagjinuar. Sepse ti dashurinë tënde po e shet shumë shtrenjtë. Kërkon shpërblimin njëqind herë më tepër sae ke paguar, kurse pagesa e pozitës së tij në të vërtetë është e pamundur.”11
c) Marrja e titullit “Bediuzzaman”
Saidi pasi mbeti për një kohë të shkurtër pranë vëllait të tij Abdullahut, shkoi në qytetin Siirt.