Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 30
(1-182)

Një ditë Saidi doli përpara mësuesit Shejh Sejjid Nur Muhammedit, jo për t’iu ankuar, por duke shpallur dhe treguar dobësine e tyre, i thotë: “Shejh efendi, thuaji këtyre nxënësve, që kur të vijnë për t’u rrahur mos të vijnë të katër përnjeherë, por dy nga dy.”

Saidit të vogël kjo sedër nuk i ka lindur nga egoizmi, por ngaqë në të ardhmen caktimi i Zotit (xh.sh.), me fisnikërinë e Tij, do ta angazhonte me lartësimin e fesë islame. Për ta çuar në vend këtë detyrë si jo më mirë, duhet ta mbrojë sedrën e diturisë. Pra për këtë arsye Saidit të vogël, All-llahu (xh.sh.) ia kishte dhënë këtë cilësi, megjithëse atëherë Saidi nuk i ka ditur shkaqet e saj, por atë vlerë na e tregon koha tani, se Risale-i Nur tashmë mori formën e një druri madhështor. Sepse shërbimi i Nurit i ka këto cilësi të larta, pra mbrojtja e sedrës së diturisë. Për këtë arsye All-llahu i madhëruar këto cilësi i ka mbledhur që në fëmijëri të Saidit.

Shehut i pëlqeu trimëria e Saidit të vogël dhe i tha: “Ti je nxënësi im dhe askush nuk mund të të ngacmojë. Pas kësaj ngjarjeje Saidi u quajt “nxënësi i shehut”. Edhe në këtë vend qëndroi pak.

Në Anadollin lindor është parim i arsimit të medreseve, që kur dikush merr “ixhazet”-in (diplomën), mund të hapë një medrese në cilin fshat që të dojë, për hir të All-llahut (xh.sh.). Po qe se e ka mundësinë, shpenzimet e nxënësve i përballon vetë, përndryshe nevojat e nxënësve i përballon populli. Teologu i mëson nxënësit pa kurrfarë shpërblimi. Nga të gjithë nxënësit vetëm molla Saidi ishte që nuk merrte zekat. Said Nursiu në të gjithë jetën e tij për të mos hyrë në mirënjohjen e dikujt, askujt nuk ia pranonte zekatin, apo ndonjë lëmoshë tjetër, që u jipej nxënësve për sevap.4

Një ditë disa nxënës, shokë të Saidit shkuan për të mbledhur zekat nga populli, kurse Saidi nuk shkoi me ta. Në këtë mënyrë fshatarët u prekën tepër dhe e vlerësuan shumë këtë virtyt të tijin. Si shpërblim i kësaj vepre, mblodhën mes vete pak para për t’ia dhënë Saidit, por ai duke i falenderuar përsëri nuk i pranoi. Në këtë mënyrë këto para fshatarët ia dhanë vëllait të madh, Molla Abdullahut. Midis Saidit dhe vëllait të tij ndodhi një shaka:

Saidi:

- Me këto para më blini një pushkë.

Molla Abdullah:

- Jo, nuk bën.

- Atëhere blini një revolver.

- Jo edhe kjo s’bën.

Saidi duke qeshur:

- Atëherë blini një thikë.

Vëllai i Saidit qeshi dhe tha:

- Jo edhe kjo nuk bën, por me këto para mund të të blej vetëm rrush. Në këtë mënyrë e lidhim punën me të ëmbël.

Në këtë rast pasi ndenjti pak në fshatin Nurshin, i la studimet dhe shkoi drejt tek prindërit e vet, ku atje pa këtë ëndërr:

Nuk ka ze