Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 32
(1-182)

b) Ditët e studimit

Saidi i vogël vazhdonte studimin në një mënyrë tjetër nga të tjerët. Ai së pari filloi me principet e filozofëve “Ishrakijjun”7 duke filluar të hajë shumë pak. Në tre ditë vetëm një copë bukë hante. Dita ditës trupi i Saidit u dobësua shumë. Filozofia e tyre ishte që kjo mënyrë ia hap njeriut logjikën.

Së dyti mendimi i Saidit ishte t’i mbështetet fjalëve te Gazaliut, ku në librin “Ihja-ul-ulum” thotë: 8

dhe në këtë mënyrë braktisi ngrënien e bukës dhe filloi të jetojë vetëm me barishte.

Së treti, fliste rrallë. U vetmonte ne tyrben e poetit gjenial të kurdëve Molla Ahmed Hani Efendiut. Aty ku të tjerët trembeshin të hynin ditën, Saidi nganjëherë edhe natën banonte aty. Për këtë arsye populli thonte se Bediuzamani po frymëzohet nga Ahmed Haniu. Në këtë kohë Saidi ishte trembëdhjetë-katërmbëdhjetë vjeç.

Pastaj vendosi që të shkojë ne Bagdat, për t’u takuar me dijetarë të posaçëm. Duke mos ndjekur rrugët e zakonshme, në vend që të shkojë në Bagdat, duke ecur natën nëpër mal, mbërrin në Bitlis. Atje për dy ditë qëndroi pranë molla Mehmet Emin Efendiut.

Molla Mehmet Emini i tha Saidit: Hidhi këto rroba të dervishëve dhe vishu si hoxhë, ashtu siç të ka hije. Saidi iu përgjigj kështu: “Unë s’kam arritur akoma në moshën madhore (bulug). Si është e mundur të vesh rrobën e myderrisit (profesorit). Unë duke qenë fëmijë, s’mund të bëhem hoxhë.” Dhe e refuzoi mendimin e tij. Duke vazhduar rrugën me një poster në krah dhe një libër “Delail-i Hajrat” në dorë, Saidi kalon në qytetin Shirvan, ku studionte i vëllai, molla Abdullahu, i cili e pyeti Saidin se ku kishte qenë e çfarë kishte mësuar dhe për të provuar gjendjen e diturinë e tij vazhdoi me pyetje të ndryshme.

Abdullahu i tha herën e fundit që u takuan bashkë:

“Unë e përfundova librin “Sherhi Shemsi”9. Po ti çfarë po lexon?

Saidi:

“Unë kam përfunduar tetëdhjetë libra”.

Molla Abdullah:

“Ç’do të thotë?

Saidi:

“Unë kam përfunduar edhe shumë libra të tjerë, të cilët nuk janë në radhët e zakonshme”.

Molla Abdullah:

“Atëherë të të marr në provim”.

Saidi:

“Jam gati. Më pyetni çfarë të doni”.

Nuk ka ze