Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 35
(1-182)

Sepse në ato kohëra nxënësit, librat e radhës i merrnin mësim fjalë për fjalë nga mësuesit e vet, metodikë e cila zgjaste 15-20 vjet. Shkak ky që muslimanët kanë humbur garën mes popujve të qytetëruar. Kurse metoda e Bediuzzamanit është që në disa mësime nxënësi të mësojë çelësin e të gjithë librave nga mësuesit, pastaj me punën e vet t’i plotësojë dijet e veta. Kështu arsimi edhe do të ecë shpejt edhe nxënësit do t’i shtohet besimi tek vetja. Në fakt në sistemin modern arsimor të ditëve të sotme kjo synohet të arrihet. Reforma metodike e Saidit që në moshë të vogël, do ta ndiqte atë për gjatë gjithë jetës së tij. Kjo gjendje e jashtëzakonshme e tij, do të përbënte hallkën e parë të zinxhirit të mirësive që do të hidhnin themelet e një ideali të së ardhmes.

Këto janë disa nga librat mësimorë

Bediuzzamani nga dy ajete të sureve Hud dhe Shura të cilat shohin argumentet e këtij shekulli, thotë: “Ajeti i famshëm:

“Përqëndrohu ashtu si të është urdhëruar” (Hud, 112), është bërë shkak për hadithin:

“Mua më pleqëroi surja Hud” (Tirmidhiu, Tefsir-i Suret-i 56; El-Hakim, El- Mustedrek, 2:343). Edhe në këtë ajet

“Në atë ditë prej tyre (të tubuarëve), ka fatzi dhe fatbardhë” (Hud, 105), duke vazhduar deri në fund, i jep shenjë dy gjërave të rendësishme, ku përballë kësaj faqeje është një ajet tjetër i famshëm, që sipas shkencës numerike të Kur’anit (xhifër)14, ka vlerën 1303 dhe në faqen e dytë të sures Shura

“Përqëndrohu ashtu si të është urdhëruar” (Shura, 15), ajet ky që ka vlerën 1309, data këto (sipas hixhrit), që tregojnë që Kur’ani famëlartë brenda të gjithë dëgjuesve ka zgjedhur njërin dhe në llogari të Kur’anit flet me komplimente me to.”

Data e parë jep shenjë për zanafillën e studimeve të autorit, rezultat i të cilave do të ishte Risale-i Nur. Data e ajetit të dytë cakton përfundimin e studimit të tij me një mjet superior, ku brenda tre muajve të një dimri ka përfunduar një qind libra, ku të tjerët i mbaronin në një periudhë të gjatë prej 15 vjetësh. Këtë e ka vërtetuar edhe para dijetarëve të famshëm. Duke e pyetur atë nga cilado shkencë, secili ka marrë përgjigjen e drejtë. Gjithashtu numri i vlerësimit të germave Kur’anike, alegorisht shënon për drejtimin e Risale-i Nurit.15

Bediuzzamani duke mbajtur virtyte dhe dije në një moshë të vogël, krijoi rivalitet në mes të nxënësve dhe të dijetarëve të shkallës së dytë. Disa prej të rinjve të mundur me dije, filluan që t’i dalin para me forcë fizike.

Nuk ka ze