Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 37
(1-182)

Bediuzzamani duke mos u shqetësuar aspak tha:

- Unë nuk dyshoj në diturinë e tyre, ata po qe se dyshojnë tek unë, mund të më pyesin.

Menjëherë u mblodhën dijetarët të cilët kishin përgatitur dyzet pyetje. Pasi fillon diskutimi mbërrin edhe çaji. Ata të mahnitur nga përgjigjet që merrnin nga Bediuzzamani, ishin habitur aq shumë, saqë Bediuzzamani pasi piu çajin e vet, filloi t’ia pinte edhe dy vetëve të tjerë. Njërës pyetjeje me qëllim ia jep përgjigjen gabim. Pasi ata largohen të turpëruar, Bediuzzamani i kthen dhe u thotë:

- Ju ma pranuat për të saktë, por njërës pyetjeje nuk ia kam dhënë përgjigjen drejtë.

Kështu ata akoma edhe më shumë turpërohen. Në këtë rast Pashai Bediuzzamanit i premton që do ta fillojë namazin...

b) Saidi në qytetin e Bitlisit merr mësimet e fundit

Bediuzzamani kur shkoi në qytetin Mardin filloi të përkrahte grupin e liridashësve, ku atje akoma s’ishin përhapur aq shumë. Kjo sjellje e shqetëson komandantin e xhandarmërisë, i cili i jep urdhër xhandarëve që ta arrestojnë.

Pasi e arrestojnë duke ecur me xhandarët, hyn koha e namazit dhe i kërkon që t’ia zgjidhin duart. Ata duke mos pranuar, i zgjidh prangat sikurse të ishin shami dhe ia hedh para tyre. Ata të habitur dhe duke e njehur këtë akt si mrekulli i thanë:17

- Deri tani ne kemi qenë rojet e tua, tani e pas jemi shërbëtorët e tu.

Përsëri një ditë Saidi duke qenë në qytetin Bitlis, i kumtojnë se prefekti me disa nëpunës po pinin alkol. Ai i hidhëruar thotë se nuk mund ta pranojë që në një vend fetar si Bitlisi, përfaqësuesit e shtetit të bëjnë diçka të tillë dhe vrapon drejt tyre.

Ai pasi i kumton një hadith të Pejgamberit (a.s.m.), i thotë atyre fjalë të hidhura. Saidi duke pritur nga prefekti që të jepte urdhër që ta mbysin, dorën e mbante në revolver. Por prefekti ishte një njeri i butë dhe nuk nxjerr fare zë. Pasi largohet prej tyre, ndihmësi i prefektit i thotë Saidit të ri:

- Çfarë bëre kështu? A e di se fjalët e tua meritojnë ekzekutimin me vdekje.

Saidi i ri i thotë atij:

- Vdekjen nuk e mendoja, thoja ndoshta më burgosin, apo më internojnë, por nuk është e rëndësishme, meqë e ndërpreva një punë që e ka ndaluar Zoti (xh.sh.), ç’rëndësi ka për mua vdekja.

Një apo dy orë pas ngjarjes, prefekti e thërret Saidin pranë tij nëpërmjet dy policëve. Saidi kur hy në dhomë, prefekti ngrihet dhe e pret Saidin në këmbë dhe zgjatet t’ia puthë dorën. Pasi i tregon vendin për t’u ulur, i thotë:

- Çdokush e ka një mësues dhe ti je mësuesi im.

Prefekti i Vanit, Omer Pashai, pa e marrë parasysh se Saidi ishte i ri, nga inteligjenca dhe virtytet e mira të tij, e çon në shtëpinë e vet dhe ia cakton një dhomë duke i thënë:

- Ti këtu do të studiosh argumentet e besimit!

Nuk ka ze