Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 40
(1-182)

4- Të jetojë larg nga pasuritë e përkohshme. Për këtë thoshte: “E gjithë prona ime duhet të jetë aq sa të mbahet vetëm në një dorë”. Kur e pyetnin përse kështu, u përgjigjej se: “Do të vijë një kohë kur secili do ta ketë lakmi gjendjën time dhe gjithashtu pasuria nuk më jep kënaqësi. Unë në këtë botë e shoh veten si një mysafir”.22

Pasi u nda nga Vani prefekti Hasan Pashai, në vendin e tij erdhi Tahir Pashai23, i cili edhe ky e donte shumë Bediuzzamanin dhe ndaj tij u paraqiste shumë i sjellshëm. Tahir Pashai me lajmet që i jepte në lidhje me ngjarjet në Evropë, bëri që Saidi të përfitonte shumë nga ai. Ai gjithashtu i mblidhte shpesh dijetarët në rezidencën e tij dhe bënte diskutime rreth diturisë. Kjo ndihmoi shumë në përsosjen e Bediuzzamanit.

Tahir Pashai i cili kishte studiuar librat e shkencëtarëve dhe filozofëve evropianë, i bënte Bediuzzamanit pyetje të forta.

Një fakt interesant është se megjithëse Bediuzzamani ishte në mësim e sipër të gjuhës turke (për arsye se ishte nga zonat kurde të Lindjes), përsëri i jipte përgjigjet pa ngurrim.

Një ditë shkoi pranë Tahir Pashait, ku atje pau librat që përmbanin përgjigjet e pyetjeve që i bënte Pashai. Në një kohë shumë të shkurtër i zotëroi edhe ato libra përmendësh.

Në qytetin Bitlis, pati mësuar përmendësh dyzet libra themelorë të dijetarëve të famshëm. Duke qenë në Van, këtyre i shtoi edhe pesëdhjetë të tjerë të shkencave të ndryshme. Këto nuk ishin vetëm libra rreth fesë, por në mes tyre ishin edhe libra të fizikës, filozofisë dhe historisë.

Në bllokun e kujtimeve të vëllait të tij, Abdulmexhidit, janë regjistruar këto fjalë:

“Për pesembëdhjetë ditë mësoi përmendësh pjesën më të rëndësishme të Kur’anit. Nga Enciklopedia e Fjalorit, me një lexim mësoi permendësh një faqe me gjashtëdhjetë rreshta. Për të mos harruar se çfarë kishte mësuar, qoftë nga dituritë e fesë, apo nga shkecat fizike, ai ishte i detyruar që t’i përsëriste ato libra që ishin sa tridhjetë Kur’anë.”24

Vëllait të tij, Bediuzzamani i kishte thënë se duke i përsëritur dijet që kishte mësuar, Tahir Pashai kishte kujtuar se po bënte dhikër apo lutje e dua.

Koha tregoi se jeta e Bediuzzamanit që kaloi me çudira të jashtëzakonshme, ishte një përgatitje për të ardhmen nga Kaderi (caktimi) i Zotit (xh.sh.). Në një vend tjetër ai thotë:

“Kur isha i ri, duke qëndruar në konakun e Tahir Pashait në Van, i cili vetë më pati caktuar një dhomë, çdo natë para se të flija, dy orë e gjysmë i kaloja duke përsëritur librat që kisha mësuar përmendësh. Në këtë kohë kam ditur përmendësh nëntëdhjetë libra. Për tre muaj mbaroja përseritjen, duke punuar nga tre orë në natë. Vëllezër, e falenderoj shumë All-llahun e Madhëruar që më dhuroi këtë fuqi që të përpiqem për mbrojtjen e diturisë, të cilat shërbejnë si shkallë për të arritur në të vërtetat e Kur’anit famëlartë. Unë në këtë mënyrë munda të arrij që të shoh se çdo ajet i Kur’anit, e ka kapluar gjithësinë, pastaj duke më mjaftuar Kur’ani, nuk ishte e nevojshme që të lexoj ndonjë libër tjetër...”25

Nuk ka ze