Bediuzzamani jetën e tij e kaloi duke e shpenzuar për dituritë e ndryshme, duke i përdorur në argumentimin e kuptimit të Kur’anit famëlartë. Ato argumente i ka përdorur si shkallë për t’ia arritur qëllimit, pikësynimi i të cilit ishte vetëm dituria e Kur’anit famëlartë, që iu bë edhe udhërrëfyes dhe mësues i tij.26
a) Veprimtaria e tij për edukimin në Van
Bediuzzamani që quhej edhe Molla Saidi i famshëm, shkonte edhe nëpër rrethinat e Vanit. Organizonte tubime për diskutime dhe bisedime mbi temat e diturisë, në lidhje me çështje të rëndësishme. Nga ana tjetër u merrte me klanet dhe grupimet e kohës, duke i shtyrë ata që t’i hedhin armiqësitë që kishin mes vete dhe të pajtoheshin me njëri-tjetrin. Këta njerëz nuk kishin mundur t’i pajtojnë as organet shtetërore.
Pas një pajtimi që bëri, i pati thënë njërit prej kryetarëve të klaneve, Mustafa Pashait, duke i bërtitur:
- Akoma nuk je penduar?
Ai: “Zotëri! Çka të flisni nuk iu dal nga fjala”. Në këtë rast ky i fundit, mundohet që t’i jepte Bediuzzamanit një kalë dhe ca para. Por ai i thotë: “Ti deri tani a nuk e mësove që unë askujt nuk i kam marrë para?” Dhe në këtë mënyrë ia refuzon ato. “Veçanërisht nga zullumqarë si ti, a është e mundur që t’i marr? Më duket se ti e ke prishur pendimin, shëndosh e mirë nuk do të mundësh të arrish deri në Xhizre”. Dhe me të vërtetë duke shkuar në Xhizre, Mustafa Pashain e mbysin në rrugë.27
Bediuzzamani gjatë kohës që kaloi në Van, interesohej me problemet e botës islame. Atëhere, qëllimin më të madh e pati të ndërtojë një universitet në Van dhe Bitlis, duke e quajtur “Medreset-uz-Zehra” njëlloj si Universiteti i famshëm i El-Ez’herit në Kajro.
Ai donte të realizojë rinovimin e medreseve, ku të mësoheshin si lëndët fetare, po ashtu edhe ato shkencore. Bediuzzamani gjatë verës, nxënësit e tij i çonte në bjeshkë dhe financiarisht i mbështeste vetë. Bediuzzamani gjatë qëndrimit në Van, përmblodhi argumente për t’iu përgjigjur nevojave të kohës, duke themeluar një metodë të re. Ai i udhëzonte nxënësit e tij duke i sqaruar të vërtetat e fesë me mjete sa më të përshtatshme, në mënyrë që të kuptohen sa më mirë28. Bediuzzamani në periudhën kur Hasan Pashai ishte prefekt i Vanit, mblodhi hoxhallarët e lartë dhe fëmijët më të zgjuar të zonës dhe ngriti një medrese. Në këtë institucion dritëdhënës, jepeshin mësimet e shkencave ekzakte dhe sociale, si algjebra, gjeometria, matematika, fizika, historia, gjeografia dhe lëndët fetare. Vetë Bediuzzamani shërbente në këtë edukim, që fatkeqësisht zgjati vetëm 6-7 muaj, për arsye të disa ambiciozëve.29
Një ditë duke shkuar në medresenë e tij që ishte në majë të kalasë së Vanit, rrëzohet dhe këtë ngjarje e tregon kështu:
“Nxënësit e mi të vjetër e dinë mirë se kalaja e Vanit është e ndërtuar prej guri dhe është e lartë sa dy minare. U nisëm të shkojmë tek një shpellë e vjetër. Duke u ngjitur për në kala më rrëshqitën këmbët dhe fillova të bie poshtë duke mos patur asnje pikë mbështetjeje. Me një zë të lartë bërtita: “Allah, davaja (ideja) ime” (pra më të rëndësishme se jetën e vet, ai mbante idealin e tij).
Ndërkohë një forcë e mbinatyrshme sikur të isha mbështetur në një vend të sigurtë më shtyu dhe rashë tre metra brenda shpellës. Kjo nuk ishte gjë tjetër vetëm se një mbrojtje nga All-llahu (xh.sh.).”30