b) Lajmi i Tahir Pashait i shndërroi mendimet e Bediuzzamanit
Jeta e Bediuzzamanit në Van kaloi shumë e frytshme. Në këtë periudhë një ëndërr që pau dhe një lajm që mori nëpërmjet Tahir Pashait, bënë shndërrime të stuhishme në mendimet e tij. Në lidhje me ëndrrën që ka parë thotë:
“Para Luftës së Parë Botërore pashë një ëndërr me kuptim të vërtetë. Isha në malin Ağrı. Në çast mali mori flakë dhe copat e tij u shpërndanë nëpër rruzullin tokësor. Në këtë gjendje të tmerrshme pashë se e ndjera nëna ime, ishte pranë meje. I thashë: “Nënë mos u frikëso! Sepse ky është urdhëri i All-llahut (xh.sh.). Ai është Mëshirues dhe i Gjithëdijshëm”. Unë duke qenë në këtë gjendje, një person i bekuar duke më urdhëruar më tha: “Sqaroje mrekullinë e Kur’anit të lartë.”
U zgjova dhe kuptova se do të bëhet një revolucion i madh dhe pas këtij shndërrimi do ta sulmojnë Kur’anin dhe do të shkatërrohen kalatë që e mbrojnë Kur’anin. Pastaj vetë Kur’ani do ta mbrojë veten e tij dhe mrekullitë e tij do të bëhen një mbrojtje prej diamanti për të. Dhe kështu kuptova se me sqarimin e mrekullisë së tij, do të angazhohet një njeri i paaftë si unë.”
Pak kohë pasi kishte parë këtë ëndërr, Tahir Pashai i tregon një gazetë në një artikull të së cilës ishte shkruar një lajm i tillë:
“Në parlamentin anglez, kryetari i kolonive,31 në fjalimin e tij duke mbajtur Kur’anin në dorë, ka thënë:
- Ky Kur’an përderisa gjendet në duar të muslimanëve, ne nuk mundemi t’i sundojmë ata. Duhet të përpiqemi që ta heqim atë nga duart e tyre, ose t’i ftohim ata nga ky libër.”
Ky lajm i tmerrshëm ndikoi jashtëzakonisht tek Bediuzzamani. Pas këtij lajmi të hidhur tha se: “Unë do t’i tregoj të gjithë botës dhe do ta vërtetoj se: “Kur’ani është një diell që nuk shuhet dhe askush nuk mund ta shuajë atë kurrë!”
Kështu filloi pastaj që të gjitha përpjekjet e tij t’i shpenzonte me të vetmin qëllim, që të heshtë të gjithë mosbesimtarët e botës.
Për të përparuar më tepër lexoi lloj-lloj librash dhe pasi mësoi për planet atentatore të Evropës; ia vuri vëmendjen fermanit të Kur’anit, që në një ajet thotë: “fe arid anhum” (largohu prej atyre), vlera numerike e të cilit është 1316, ku sipas hixhrit përkon me datën e këtyre ngjarjeve. Bediuzzamani të gjitha dituritë që pati marrë i shumëfishoi edhe më shumë, duke vazhduar deri në fund të jetës me këtë qëllim, që të sqarojë mrekullitë e Kur’anit, të cilat u bënë për të një prijës i pathyeshëm.32
6- Jeta e parë e Bediuzzamanit në Stamboll
Në shpirtin e Bediuzzamanit pasi që lindi dëshira e ndërtimit të medresesë të cilën e emërtoi Medreset’uz-zehra, për të realizuar këtë plan, vendosi të shkojë në Stamboll. Për këtë arsye kuvendoi me mikun e tij Tahir Pashain, i cili i kishte dalë Saidit gjithmonë në krah. Prefekti i Vanit, Tahir Pashë Shkodrani, shkroi një letër për ta përcjellur për në kryeqytet drejt sulltanit.
“Mes dijetarëve kurdë, i famshëm për logjikën superiore, Molla Saidi ka nevojë për ju. Për këtë arsye mbështetet tek mëshira e bujarit të Kalifatit të lartë dhe për këtë shkak mori rrugën për t’u lartësuar tek ju.