Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 45
(1-182)

- Çfarë mendon për të ardhmen e Perandorisë Osmane dhe atë të Evropës?

Përgjigja e Saidit ka qenë e tillë:

- Shteti Osman është shtatzënë me Evropën. Një ditë do të lindë një shtet si Evropa, njëlloj edhe Evropa është shtatzënë më islamin dhe një ditë do të lindë islamin.

Pas kësaj përgjigjeje rektori i Universitetit El Ez’herit, Kajro, thotë:

“Po ta vërtetoj fjalën tënde”, dhe u thotë shokëve të pranishëm: “Unë me këtë njeri nuk mund të bëj debat”.

Lindjen e parë, atë të osmanllinjeve e pamë edhe vetë, që ka më se një çerek shekulli që (Turqia) u largua nga feja më tepër se Evropa. Dhe lindja e dytë inshallah do të ndodhë pas 20-30 vjetëve. Nga lindja dhe nga perëndimi shumë shenja janë dukë na dhënë sihariqin që brenda Evropës do të dalë një shtet islam41.

Bediuzzamani është tërhequr në këto proçedime nga ana e Allahut, e jo me vullnetin e tij, për të dhënë rezultatin me Risalei-Nur. Ai thotë:

“Jo vetëm unë, por edhe vëllezërit e mi që i kanë shërbyer Risale-i Nurit, janë përgatitur për këtë shërbim fisnik. Si për shembull, Hysrevi, Fejziu, Hafiz Aliu, Nafizi dhe shumë vëllezër të tjerë, dëshmojnë se jeta e tyre ka kaluar nëpër forma të ndryshme, për të dhënë frutin e dritës (risalet).

Duke ardhur për në Stamboll më ranë në dorë dy libra filozofie, të cilat i lexova me kujdes. Kur mbërrita në Stamboll, pa ndonjë arsye lajmërova se çdokush mund të pyeste çka të dëshirojë. Është për t’u habitur se të gjitha pyetjet ishin nga ato librat që lexova”42.

Në hanin “Shekerxhi” me sukses i dha përgjigje pyetjeve dhe nëpër Stamboll, Bediuzzamanit iu rrit fama aq shumë saqë menjëherë smirëzitë vrapuan në pallatin mbretëror, duke thënë: “Një i ri që çdo gjë e di dhe secilës pyetje i përgjigjet, sigurisht që është i çmendur” dhe kështu e çojnë në spitalin e çmendurisë.

Bediuzzamani në lidhje me këtë, gjatë një vetëmbrojtjeje në gjyq ka thënë: “Kam lindur në fshatin Nurs të vilajetit të Bitlisit. Kur isha nxënës sa herë që përballesha me dijetarë, me ndihmën e Allahut (xh.sh.), në çdo çështje ato i mundja. Në këtë rast erdha në Stamboll, ku fama ime e papëlqyer ndikoi keq nëpër rivalët e mi, derisa përdorën edhe padishahun e ndjerë, me urdhërin e të cilit më dërguan në spitalin e çmendurisë.”43

Kur e dërguan në spitalin e çmendurisë, Bediuzzamani i thotë doktorit: “Zotëri doktor! Ti dëgjo, unë do të flas dhe në këtë mënyrë do të kesh në dorë edhe një argument. Sigurisht që do të dëshironi ta dëgjoni një të çmendur që do të japë përgjigje pa e pyetur fare. Unë shqyrtimin tim e dua që ta konstatosh në formë gjykimi, ndërgjegjja jote le të bëhet gjyq. E di mirë se doktorit është e kotë t’i japësh mësim mjekësie, por pacienti për të lehtësuar mjekimin, është e nevojshme t’i radhisë ankesat. Dhe në fakt që të mos ju gënjej, e ardhmja e ndiej të nevojshme që të më dëgjoni. Tani duhet të merreni parasysh këto katër pika!..

Nuk ka ze