Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 48
(1-182)

Pas këtij raporti të doktorit, anëtarët e kuvendit bien në panik. Momentalisht e morën nga spitali i të çmendurëve dhe me qëllim që ta nxjerrin nga Stambolli e dërguan në xhandarmëri, ku me lejen e padishahut, kryetarit të xhandarmërisë Shefik Pashait i kishin dhënë 30 florinj për t’ia dhënë Bediuzzamanit si rrogë.44

Pas kësaj mes Bediuzzamanit dhe Shefik Pashait u bë ky dialog:

Shefik Pashai: Ke selam nga padishahu. Do të të lidhë rrogë 1000 groshë dhe më vonë do ta bëjë 20-30 lira.

Bediuzzamani: Unë nuk jam lypës i rrogës. Po të ishin edhe 1000 lira nuk i pranoj. Unë nuk kam ardhur për interesin tim, por kam ardhur vetëm për popullin. Por më duket se për të ma mbyllur gojën që të mos e flas të drejtën, doni të më jepni rryshfet.

Pashai: A e dini që jeni duke refuzuar vendimin e sulltanit, kurse ai nuk kthehet mbrapsht kurrë.

Bediuzzamani: Jam duke refuzuar me qëllim që ta hidhëroj sulltanin për të më thirrë pranë tij që të flas të drejtën.

Shefik Pashai: A e dini se përfundimi i mendimit tënd është i rëndë.

Bediuzzamani: Përfundimi i saj po të jetë edhe deti, fundja është vetëm se një varr i madh. Po qe se dënohem me vdekje rroj në zemrat e popullit. Bëni çka të bëni nuk mundeni të më frikësoni, sepse unë duke ardhur në Stamboll, kam sjellur jetën time rryshfet.

Seriozisht po ju them këtë se; unë dua të zgjoj njerëzit se puna e tyre është për t’i shërbyer shtetit dhe të kapen për ndonjë rrogë. Për këtë arsye unë nuk mund ta pranoj rrogën.

Pashai: Në kuvendin e deputetëve është duke u kuvenduar mendimi yt për dobinë në krahinat kurde.

Bediuzzamani: Vallë me çfarë qëllimi preferoni rrogën ndaj kërkesës sime që bëj për arsimimin e popullit.

Kryetari i xhandarmërisë u hidhërua!...

Bediuzzamani vazhdoi: Unë jam mësuar të jetoj i lirë dhe jam rritur në malet e Kurdistanit në lirinë absolute!... Hidhërimi i juaj nuk më tremb. Si të doni më internoni edhe në vendet më të largëta, qoftë Jemen apo Fizan. Atëherë edhe ju shpëtoni nga arnat dhe unë nga rrëzimi prej vendeve të larta.

Kryetari: Çfarë do të thuash?

Bediuzzamani: Ndjenjat e popullit i keni mbuluar me një pëlhurë të hollë si letër duhani. Secili gjëmon nën shtrëngimet tuaja si kufomë e lëvizshme. Unë për arsye se isha pa provë nuk dija frikë dhe nuk rashë poshtë por dola sipër. Si rrobat e mia ashtu edhe morali im ishte i rënduar. Një herë u shqye në Portën e Lartë, pastaj rashë në hanin “Shekerxhi”, mandej në spitalin e çmendurisë, e tani në xhandarmëri.

Nuk ka ze