Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 50
(1-182)

Qeveria jonë e re, që lindi si një mrekulli, me lejen e All-llahut (xh.sh.), brenda një viti do ta vërtetojë sekretin e ajetit:

“Foli foshnja në djep.” (Merjem, 29), e cila tregon mrekullinë e Hz. Isasë (a.s.). Ajo do të jetë rezultati i durimit të tridhjetë viteve që do të na shpërblejë me një xhennet të përparimit. Ndërsa fitorja e sovranitetit të popullit është një akt i meritimit tonë, që na paraqitet në formën e ligjit të drejtësisë së fesë islame, i cili na fton tek arka e xhennetit.

O atdhetarët e mi të shtypur! Le të shkojmë të bashkohemi me ta! Dera e parë është brenda ligjit së fesë islame, le t’i bashkojmë zemrat. E dyta t’i duam muslimanët. E treta, t’i studjojmë shkencat fizike së bashku me ato të fesë. E katërta të punojmë. E pesta t’i braktisim punët e mëkatshme. Të tjerat po ia lë mendjeve tuaja të mprehta.

O atdhedashës! Mos e mbytni veten me mëkate, duke u bërë tolerues në fe! Mos harroni se ligjet e vërteta janë si një Azrail që i hesht mendimet e prishura, imoralitetin, veset djallëzore dhe dyfytyrësitë!

Deri tani ishim në varreza, tani me bashkimin e popullit dhe me reformat, kaluam në mitër, që të gjejmë zhvillim. Distancën e prapambetur për njëqind vjet, inshallah do ta arrijmë me mrekulli hyjnore, duke hipur me vepra, në trenin e drejtësisë së vërtetë dhe të mbështetur mendimeve të kuvendit të urdhërave të sheriatit, do të fluturojmë me mjete përrallore. Në këtë mënyrë për të bërë garë me popujt e qytetëruar, do ta kalojmë shkretëtirën e madhe që na tremb, krah për krah. Sepse ata për të arritur në këtë gjendje, kanë filluar të ecin me karroca, kurse ne do të përparojmë përnjëherë me tren apo me aeroplan. Ndoshta do të shkojmë edhe më tej, por vetëm se kur të përmbledhim moralin e mirë të fesë fisnike dhe kur tek ne të fillojnë të lulëzojnë aftësitë e brendshme dhe forca e besimi. Kështu do të përparojmë së tepërmi, duke i kaluar të tjerët ashtu si edhe më parë.

Me detyrën që më ka dhënë studimi dhe lirinë të cilën ma ka garantuar ligji i shtetit, mund t’ju këshilloj me këto fjalë:

O djemtë e atdheut! Për të mos dalë nga duart, lirinë mos e komentoni me të keqe. Robëria e vjetër mos të na serviret me enët e reja e të na mbysë. Sepse liria lulëzon dhe realizohet mbi përjetimin e parimeve të saj dhe mbi moralin e fesë, duke u larguar nga imoraliteti.47

Bediuzzamani ka marrë pjesë në mënyrë aktive në jetën shoqërore, duke u munduar të shuante çdo flakë që shihte. Me 10 tetor 1908, në teatrin “Shehzade Bashi”, me 27 shkurt 1909 në sheshin e Bejazidit dhe me 5 prill 1909 në shoqatën e Bashkësisë së Muhammedit (a.s.m.) dhe në mevludin e xhamisë së Shën Sofisë, ka ligjëruar për të njëjtat qëllime.

c) Ngjarja e 31 Marsit

Periudha e reformave të lirisë kishte sjellë vështirësi në konceptim tek populli. Kjo solli që të dalin trazira, ku njëra prej tyre është e njohur si “ngjarja e 31 marsit”. Në Stamboll filloi një kryegritje që nuk ia dinte qëllimin askush, e cila përfundoi me rrëzimin e sulltan Abdulhamidit dhe me ekzekutimin e 15 dijetarëve.

Nuk ka ze