Disa njerëz që duan të abuzojnë politikën për interesin e ateizmit, për të mbuluar krimin e tyre, shpifin mbi të tjerët me reaksione duke thënë se po abuzojnë fenë me politikë.
Këtë po ua them se agjentët e jashtëm janë më të rrezikshëm se ato të mëparshmit... Si ka mundësi që t`i besohet këtyre? A është e mundur që të ndërtohet drejtësia mbi fjalën e tyre?
Demagogjia duke dashur të bëjë drejtësi, bën zullum. Sepse nuk është e mundur që njeriu të jetë pa gabime, por në një kohë të gjatë brenda kohërave të ndryshme që janë bërë krimet, duke bërë fjalamani, kur ata i mbledh dhe i ngatërron të mirët me të këqinjtë, duke i imagjinuar se janë të gjitha krimet të një personi, atëhere mund ta dënosh me një torturë të rreptë. Kurse ky lloj ndëshkimi është një padrejtësi...”
Bediuzzamani pjesën e fundit të mbrojtjes e bën në qytetin e Stambollit, duke i rradhitur aktivitetet e veta që ka bërë në favor të demokracisë:
“Si shembull vetëm njërin po jua them se, 60 grupazheve lindore, u kam dërguar telegram që të pajtohen me ligjin që ka vendosur shteti.”
Bediuzzamani në gjyqin që akuzohet me krim pse ka kërkuar sheriat, përsërit ligjëratat që ka bërë ndaj shoqatave dhe grupeve, që të mos abuzojnë fenë islame ndaj politikës dhe ndaj qëllimeve të veta.
“Mora vesh se ishte formuar një shoqatë me emrin “Bashkësia e Muhammedit (a.s.m.)” dhe u frikësova shumë që dikush të mos bëjë ndonjë gabim nën këtë emër fisnik. Madje dëgjova se personat fisnikë si Shejh Sadiku dhe Suhejl Pashai, këtë emër fisnik e kishin transferuar në një formë që të shkëputen kontaktet me politikën. Por përsëri duke u frikësuar thashë se ky emër është i secilit dhe kjo është një ide që nuk kufizohet kurrë. Unë jam anëtar i çdo shoqate që është fetare,48 sepse qëllimin e kanë të njëjtë.
Njëlloj edhe unë e pasova rrugën e këtij emri fisnik, për arsye se “Bashkësia e Muhammedit (a.s.m.)” ka këtë kuptim: Nga lindja në perëndim, nga jugu në veri, që zgjat një varg drite, rreth madhështor i cili është formuar nga kontaktimi i njerëzve të ndritur, numri i të cilëve tani është mbi 300 milionë, pika e bashkimit të këtyre është besimi tek Njësimi i All-llahut (xh.sh.), të cilët këtë muslimanët e kanë në dorë si argument të vëllazërimit, ku premtimin e kanë dhënë akoma duke qenë në “kalu bela” ku shpirtrat thanë: “Po o All-llah, Ti je Zoti ynë”. Libri i emrave të tyre është “levhi mahfudhi” (tabela e caktimit të Zotit). Librat e fesë islame janë të kësaj bashkësie, gazetat e përditshme janë gazetat fetare, qëllimi i të cilave është të lartësojnë fjalën e Zotit (xh.sh.), kuvendet e kësaj shoqate janë xhamitë, medresetë dhe ato vende ku përmendet emri i All-llahut (xh.sh.), qendra e saj është Haremejni Sherifejn (Mekja dhe Medineja). Kryetari i kësaj shoqate është lavdia e botërave Hz. Muhammedi (a.s.m.) dhe detyra kryesore e tyre është të përpiqen që me moralin e Pejgamberit (a.s.m.), të përmirësojnë veten e tyre, duke përjetuar sunnetin e Profetit (a.s.m.) dhe të mbajnë dashamirësi ndaj të tjerëve, duke i dhënë këshilla me të mirë. Ligji i kësaj shoqate është drejtësia e fesë islame dhe Sunneti i Pejgamberit (a.s.m.) dhe arma e tyre janë argumentet e sakta. Sepse njerëzit e qytetëruar mund t`i ngadhënjesh vetëm me të mirë jo me despotizëm. Hulumtimi i të vërtetave bëhet vetëm duke u bindur me argumente.