Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 54
(1-182)

Ju kërkoni sheriat vetëm me fjalë. Por a e dini se me gjendjen tuaj që jeni duke kundërshtuar, po e njollosni sheriatin. Sepse me peshoret e sheriatit, të Kur’anit, hadithit të Pejgamberit a.s, logjikës dhe me prova, është konstatuar se: Kryetari kur është fetar dhe përkrah drejtësinë, bindja ndaj tij është farz. Kryetari dhe mësuesit tuaj janë oficerët, për gabimet e vogla të oficerëve mos e prishni bindjen, sepse kundërshtimi juaj ndaj Osmanllinjve dhe ndaj të gjithë muslimanëve është zullum. Mosbindja juaj nuk përmban vetëm zullum personal, por ajo është një dhunë ndaj miliona njerëzve. E dini mirë se me diturinë tuaj trimërore ju jeni duke valvitur flamurin e njësisë së All-llahut (xh.sh.). Baza e asaj fuqie është bindja dhe rregulli. Sepse një mijë ushtarë të rregullt dhe të bindshëm i luftojnë njëqindmijë të parregullt. Megjithëse përsëritja është e panevojshme: Përsëri duhet të them se një qind vjet e këtej është derdhur gjaku i 30 milionëve. Rrofshi ju që revulucionin e bëtë pa gjak.

Edhe këtë po ua them se, po të humbni një oficer të aftë, ta dini se keni humbur forcën tuaj shpirtërore.

Sepse sot gjykimin e ka në dorë fuqia e besimit, mendjes dhe e shkencave fizike. Nganjëherë një mendjendritur vlen sa njëqind të tjerë. Armiqtë e jashtëm përpiqen që të na zhdukin në këtë pikë. Pra nuk të mjafton vetëm ajo trimëri që e ke në krijimin tënd. Ndërsa me studime duhet ta edukosh atë!..

Shkurt po ju kumtoj lajmin e Pejgamberit që bindjen e keni farz, pra mos kundërshtoni oficerët!

Rrofshin ushtarët! Rroftë demokracia që pason drejtësinë e fesë islame!..”

Bediuzzamani akoma pa u përgjigjur pyetjeve të gjyqit, paraqiti edhe veprime të tjera që ia konsideronin krim. Kështu me anë të artikujve të gazetave, i radhon këshillat ndaj Sulltan Abdulhamidit në këtë mënyrë:

“Pasurinë që të ka dhuruar populli, ktheja prapë duke ndërtuar shkolla që në të, të jipen mësime të shkencave fizike me ato të fesë, që të kurojnë sëmundjen e kokave të tyre të padije dhe beso se ky popull, duke të nderuar, të respekton pa masë, për arsye se ata nuk kanë dyshim në qeverisjen tënde të pashoqe. O Sulltan Abdulhamit! Pas kësaj periudhe duhet të mendosh më tepër për jetën e pastajme. Ti duhet ta lësh dashamirësinë ndaj kësaj bote, përderisa nuk të ka refuzuar bota ty! Zekatin tënd të jetës, shpenzoje për jetën e dytë.”

O ju pashallarë dhe oficerë!

Kërkoj dënimin e krimeve dhe përgjigjen e pyetjeve.

Feja islame është humanizmi më i madh, drejtësia e fesë islame është qytetërim i paarritshëm. Qytetërimi islam nuk ngelet mbrapa kurrë as nga Platoni.

Pyetja e parë: Çfarë dënimi meriton populli i thjeshtë që mashtrohet pas gazetave të rreme?

Pyetja e dytë: Çfarë dënimi meriton një njeri që sulmon dikë që hyn nën petkun e një hajduti, apo demokracinë po të marrë formën despotike?

Pyetja e tretë: A mos vallë vetëm një person bëhet despot? A s’mund të jetë edhe shumica? Mendimi im është që, forca duhet të jetë e ligjit, përndryshe despotizmi shumëfishohet dhe vandalizmi ashpërsohet.

Pyetja e katërt: A është më e dëmshme të ekzekutosh një të pafajshëm, apo të falësh dhjetë gjaksorë?

Nuk ka ze