Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 56
(1-182)

Në atë kohë kjo mbrojtje heroike e Bediuzzamanit u botua dy herë. Duke pritur ekzekutimin nga ana e gjyqit ushtarak të ashpër, ka fituar pafajsinë dhe pa falenderuar aspak ka dalur nga gjyqi. Bediuzzamani më një turmë të madhe ka dalur nga salla në sheshin e Bajazitit, duke ecur deri në xhaminë Blu (të Sulltan Ahmedit), duke bërtitur në kor: Rroftë xhehennemi për zullumqarët! Rroftë xhehennemi për zullumqarët!

Bediuzzamani pasi fitoi pafajsinë nga gjyqi ushtarak, pas një viti e gjysmë, u nda nga Stambolli me artikuj lamtumirash.

ç) Lamtumirë Stambollit

Stambollin e la nëpër dallgë të mëdha. Bediuzzamani i cili u nda nga Stambolli me hidhërim, për arsye se s’mundi t’i realizojë kërkesat e veta, shkroi këto fjalë:

Letrarët duhet të jenë të edukuar... edhe gazetat e kanë për detyrë të edukojnë mendimet. Po shoh se disa shkrimtarë janë bërë të pamoralshëm dhe disa gazeta shpallin mëri. Po qe se kësaj i thonë sjellje dhe po qe se mendimet e përgjithshme lëkunden sa andej këndej, të jeni dëshmitarë se unë po heq dorë e nuk jam i tyre.. në vend të tyre më mirë të sodis gjithësinë në malet e larta kurde.

Si është e mundur që të tërhiqem nga qytetërimi? Por ja pra, unë parapëlqej jetën endacake ndaj një qytetërimi që despotizmi i është ngatërruar me mëkate të imoralitetit. Sepse ky qytetërim popullin e bën të varfër, pa moral e të poshtër. Kurse qytetërimi i vërtetë, llojin e njerëzve e çon përpara në një përsosmëri, virtytet e bukura të së cilës dalin në pah. Nga këto pikëpamje po qe se e dua këtë qytetërim, do të thotë që jam antinjerëzor.

Dhe arsyeja që unë mirëpranoj demokracinë është kjo: Në të ardhmen dera e parë e përparimit përrallor të Azisë dhe të popujve muslimanë është në liri dhe demokraci. Kurse çelësi i fatmirësisë dhe i fronit islam është tek kuvendi real i demokracisë. Deri tani 300 milionë muslimanë shpirtërisht kanë qenë duke u shtypur nën shtrëngimin e mizorëve të huaj. Vetëm atëherë secili individ i këtij populli do të zotërojë një pjesë të lirisë së vërtetë... Në këtë rast për të shpëtuar nga robëria, demokracia është shpëtimi i padiskutueshëm i 300 milionëve. Po qe se imagjinojmë se duke ndërtuar lirinë dëmtohen 20 milionë njerëz, atëherë u qofshin falë ata njëzet për të fituar 300.

Mjerisht parimet tona të përparimit nuk janë si elemente të ujit që nuk ndahen njëra me tjetrën, por janë si ato të ajrit... Inshallah do të përputhet me rrymën e të vërtetave të fesë islame, që me dritën e shkencës të prodhojë nxehtësi. Në këtë rast do të formohet një drejtësi reale:

Rroftë demokracia që pason rrugën e sheriatit, le të jetojë liria e vërtetë e ndritur, e cila ka dalur nga edukimi i drejtësisë së vërtetë islame.51 nënshkrimi

7- Bediuzzamani rikthehet në Van

Bediuzzamani kur u nda nga Stambolli, gjatë rrugës për në Van kalon nëpër Batum (sot qytet në Gjeorgji) dhe ndalet edhe në Tiflis (kryeqytet i Gjeorgjisë). Atje del në kodrën “Shejh San’an” (territor i Rusisë). Duke soditur i afrohet një polic rus dhe e pyet:

- Çfarë po sheh kështu me kujdes?

Nuk ka ze