Bediuzzaman Said Nursi | Bediuzzaman Said Nursi | 59
(1-182)

“Jo unë, por historia na dëshmon se muslimanët derisa kanë përjetuar të vërtetat islame, kanë përparuar dhe kanë arritur në qytetërimin e duhur. Muslimanët kur janë larguar nga të vërtetat islame, po aq janë larguar edhe nga qytetërimi dhe kultura e vërtetë. Kështu janë përballur me fatkeqësi dhe kanë rënë të mundur. Në fetë e tjera ndodh e kundërta. Pra, sa më tepër janë liruar nga feja e tyre që kanë qenë të lidhur fanatikisht, aq më tepër janë qytetëruar dhe kanë përparuar. Dhe kur kanë mbajtur lidhje me fanatizëm ndaj fesë së tyre, kanë mbetur mbrapa dhe kanë hasur në probleme të ndryshme. Këtë na e tregon qartë historia.

Gjithashtu që nga shekulli i lumtur i Pejgamberit tonë (a.s.m.) e deri tani, asnjë rast nuk na tregon se një musliman me hulumtimet e mendjes së vet ka kaluar në fenë e krishterë, apo ka preferuar ndonjë fe tjetër jashta islamit. Këtë argument nuk e rrëzon imitimi i disa njerëzve të thjeshtë që pranojnë ndonjë fe tjetër pa fare argument. Ateizmi është një çështje tjetër. Ndërkaq çdo ditë, shumica e fanatikëve më të mëdhenj, që janë anglezët dhe rusët e vjetër, logjikisht me hulumtime, dita ditës po e lënë fenë e tyre, duke pranuar islamin, ku nganjëherë edhe grupe grupe me gjykimin e mendjes, janë bindur dhe kanë pranuar fenë islame. Këto po jua them duke u paraqitur argumente bindëse nga historia.

Po qe se ne me punët tona, sqarojmë përsosmërinë e moralit të fesë islame dhe të vërtetat e besimit islam, atëhere me siguri do ta pranojnë islamin edhe komunitetet e feve të tjera dhe ndoshta edhe ndonjë shtet apo kontinent.

Me anën e shkencave fizike, njerëzit do të vërejnë se me siguri njerëzimi s’mund të jetojë pa fe dhe kokëbosh, bile edhe mosbesimtarët e tmerrshëm do të detyrohen që të hyjnë në fenë e vërtetë islame. Sepse kjo krijesë e dobët, njeriu, pikëmbështetjen e vet do ta gjejë vetëm në fenë islame. Varfëria e tij nevojit gjëra të panumërta dhe dëshirat e tij zgjaten deri në perjetësi. Pikëzgjedhja e këtyre problemeve është tek bindja dhe besimi në mjeshtërinë e gjithësisë. Pra për njerëzit e zgjuar, nuk ka derë tjetër shpëtimi, përveç se të besosh ekzistencën e Tij...!

Në qoftë se zemra e njeriut nuk ka marrë pjesën e duhur të besimit, ajo do të pasohet me shkatërrime materiale dhe shpirtërore, duke rënë në gjendjen e kafshës më të ulët.

Përfundimisht, në këtë shekull njerëzimi është zgjuar me luftëra, ngjarje të tmerrshme dhe zhvillime teknologjike. Kështu që ka ndjerë virtytet dhe aftësitë e tija të përgjithshme, e në këtë rast ka mundur ta kuptojë se të gjitha këto aftësi të tij, nuk i janë dhënë vetëm për një kohë të shkurtër të kësaj bote. Ai është anëtar i jetës së përjetshme, ku në krijimin e tij mban dëshira të pasosura. Për këtë arsye secili ka filluar ta ndiejë se kjo jetë e përkohshme, nuk i mjafton për të plotësuar dëshirat dhe shpresat e pafundme që mban ai.

Madje po qe se njeriu pyet imagjinatën që është forca e tij, se a dëshiron t’i jipet një milion vjet me një jetë luksoze, e pastaj të zhduket për t’u mos u ringjallur kurrë, me të vërtetë në qoftë se është i zgjuar dhe nuk i ka humbur principi “njeri”, imagjinata e tij në vend që të gëzohet, megjithë zemër do të qajë duke thënë: -I mjeri unë, çfarë më duhet kjo, kur në të nuk ka lumturi të përjetshme.

Nga kjo pikëpamje secili anon seriozisht që të kërkojë fenë e vërtetë. Para së gjithash, ai për të shpëtuar nga ekzekutimi i vdekjes së përjetshme, do ta kërkojë vdekjen normale që të shpëtojë vetë. Këtë e dëshmon gjendja e botës së sotme.

Nuk ka ze