Më parë meriton t’ia vëmë veshin fjalëve të Muhammedit (a.s.m.), sepse janë të vërteta. Po qe se ke ndonjë dyshim në fenë islame, ke bërë një gafë të madhe ndaj të vërtetave dhe nevojave të qarta e të pamohueshme të islamit.”
Ky filozof i famshëm, këtë e ka theksuar në shumë vende të veprave të tij.
Shembulli i dytë: Në shekullin e kaluar, mendimtari më i famshëm evropian, Princ Bismarku thotë:
“Unë, megjithëse i kam hetuar gjerësisht të gjithë librat hyjnorë, për arsye se janë përballuar me falsifikime, tek asnjë nuk kam mundur të gjej përpikmërinë që kam kërkuar. Por Kur`ani i Muhammedit (a.s.m.) ishte larg prej këtyre. Në çdo fjalë u përballa me dobi dhe të vërteta të mëdha. Nuk ka asnjë vepër si Kur’ani që i shërben lumturisë së njerëzimit.
Kjo vepër nuk mund të jetë fjalë e njeriut. Për këtë kush thotë se e ka shkruajtur Muhammedi (a.s.m.), ai ka mohuar domosdoshmërinë e diturisë. Pra është e saktë se Kur`ani është fjala e All-llahut (xh.sh.)”.
A e pe se çfarë thotë Carlyle dhe Bismarku që janë arat e logjikës së Evropës dhe të Amerikës. Përsëri unë duke u mbështetur në Kur`an, i cili ka ndikuar edhe në këto filozofë gjenialë, me tërë fuqinë time them se:
- Evropa dhe Amerika janë shtatëzënë me islamin dhe do të vijë një ditë që do të lindin shtete islame. Në të ardhmen gjykimin do ta ketë në dorë islami. Ana e parë e fesë islame tregon sukseset shpirtërore, kurse ana e dytë tregon me forcë anët e përparimeve materiale dhe ua vërteton se në të ardhmen sundimin në dorë do ta këtë islami. Sepse në zemrat e personalitetit të muslimanëve, shpirtërisht janë vendosur pesë forca të përbashkëta dhe të palëkundura, ku Kur’ani i thotë muslimanëve:
“Puno që të tregosh shembujt e këtyre mrekullive. Udhëtimin në rrugën e dy muajve, bëje për një ditë, ashtu si profeti Sulejman (a.s.). Mjekoji sëmundjet e tmerrshme si Hz. lsa (a.s.). Nga guri i fortë nxirr ujin jetësor si Musai (a.s.) dhe në këtë mënyrë shpëtoje njerëzimin nga etja! Gjeji dhe vishi rrobat që nuk i djeg zjarri! Dëgjo zërat më të largët të lindjes dhe të perëndimit si disa profetë të cilët kanë dëgjuar informatat e tyre, zbute hekurin e fortë ashtu si brumi, si profeti Davud (a.s.), që me to përballonte nevojat e secilit zanat! Ashtu siç po bëni shumë dobi prej orës dhe anijes, që është mrekulli e profetit Jusuf dhe Nuh (a.s.), ashtu bëni dobi edhe nga mrekullitë e tjera të profetëve duke i ndjekur ata.56
Tani kur t’i krahasosh këto, do ta kuptosh se në secilin send Kur’ani është gati që t’i japë njerëzimit arsimin e duhur të përparimit, duke e vërtetuar se ai është një arsimtar i përgjithshëm.
Forca e parë e Kur’anit tregon se është mjeshtri i përsosmërisë dhe ka mundur të edukojë shumicën më të madhe të pesëqind e shtatëdhjetë milionë individëve (popullsia muslimane e asaj kohe në botë. Shën. i red.). Feja islame me një qytetërim të vërtetë pozitiv, ka edukuar duke mbajtur me vete shkencat sociale dhe ato fizike.
Forca e dytë: Islami është mësuesi i vërtetë i qytetërimit e i teknikës dhe shkaku i arritjes në përsosmëri. Kjo është një forcë e tillë që nuk mund ta thyejë dhe ta heshtë askush.
Forca e tretë: Janë fenomene të cilat të shtyjnë që të përpiqesh që me ndjeshmëri të vyera t’i coptosh qeverisjet despotike. Kjo forcë është shkak i arritjes tek përparimi i duhur i njerëzimit, që të garanton një dëshirë për t’u lakuar nga përsosmëria e paarritshme.