Kjo mund të pranohet vetëm atëherë dhe atëherë, kur të pohohet se njeriu në pozitën më të lartë, është mëkëmbës në botë, ku për të përballuar mesazhet e Zotit (xh.sh.), mbi vete ka marrë amanetin e madh. Nuk mund të pranohet në asnjë mënyrë që njeriu, si vëllai i madh i llojeve të gjithësisë, të rrëzohet në nivelin më të ulët dhe të shkatërrohet e të bëhet i dëmshëm dhe të mbesë pa asnjë rëndësi.
Ashtu si në jetën tjetër është i domosdoshëm xhenneti dhe xhehennemi, ashtu edhe këto tregime vërtetojnë se në të ardhmen do të jetë fitimtare feja e vërtetë. Në këtë mënyrë ua sqaroj se ashtu si në llojet e tjera ashtu edhe tek njeriu, në një shumicë të madhe, të mirat do të ngadhnjojnë mbi të këqijat. Kështu vetëm në këtë mënyrë mund të kuptohet dallimi i njeriut me krijesat e tjera vëllezër dhe të dalë në shesh sekreti që gjithësia është krijuar për t’i shërbyer njerëzimit.
Padyshim që në jetën e përjetshme, xhennetin dhe xhehennemin do ta plotësojnë njerëzit, pra nuk ka dyshim se zullumqarët do të dënohen për të larë veprat e ndyra të tyre, kurse njerëzit e mirë do të marrin shpërblimin e meritave të veta me xhennet. Sigurisht që dy luftërat botërore dhe krimet që bënë të vajtojnë të gjithë gjithësinë, nuk munden të tresin ato çfarë hëngrën, prandaj vjellin vrer dhe në këtë gjendje kanë ndotur të gjithë sipërfaqen e tokës, duke e zbritur njeriun në shkallën më të ulët.
Kështu në rast se nuk plasë kijameti së shpejti, shpresojmë dhe i lutemi Allahut të Madhëruar dhe presim prej Tij, që ta pastrojë sipërfaqen e tokës duke na sjellë paqen e përgjithshme.
Fjala e gjashtë: Çelësi i jetës shoqërore dhe lumturia e muslimanëve është aty kur kuvendohet ashtu siç na urdhëron feja islame.
57 Ky ajet fisnik si bazë themelore na urdhëron të kuvendohemi. Raca njerëzore në histori ka përparuar duke rrahur mendimet njëri me tjetrin dhe duke biseduar e u konsultuar. Kështu kur i hedhim një sy shekujve të mëparshëm, shohim se si në degët sociale, ashtu edhe në ato shkencore, njerëzimi ka përparuar duke kuvenduar. Në këtë mënyrë shkaku i prapambetjes së sotme të kontinentit të madh të Azisë, është moskuvendimi i vërtetë.
Zbuluesi dhe çelësi i të ardhmes së Azisë është Kuvendi. Domethënë, ashtu siç duhet të kuvendojnë individët njëri me tjetrin, ashtu edhe grupet e ndryshme dhe kontinentet, duhet të kuvendojnë për punët e tyre dhe vetëm në këtë mënyrë tre-katër qind milionë muslimanëve mund t’i zgjidhen prangat që kanë në këmbët e tyre, të lidhura nga fraksionet despotike. Njeriu forcën e kuvendit mund ta marrë vetëm tek mëshira madhështore e besimit. Kështu njerëzimi ka shumë nevojë që të garantojë lirinë e vërtetë të fesë islame, sjelljen dhe moralin e tij të bukur. Pra vetëm në këtë mënyrë ne mund ta hedhim imoralitetin e veseve epshore që na kanë imponuar fraksionet e tradhtarëve të Evropës. Liria e fesë islame neve na angazhon me dy baza themelore:
1- Besimi njeriun e detyron që askënd të mos marrë nën sundim me despotizëm.
2- Të mos i përulesh despotëve. Sepse në të vërtetë kush është rob i All-llahut (xh.sh.) ai nuk bëhet kurrë rob i tjetërkujt! Kuptohet se kush nuk ka besë tek All-llahu, ai sipas shkallës së çështjeve, çdo gjë e konsideron si një hyjni dhe idhull. Ja pra liria e fesë islame është një pasqyrim i të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit dhe një dhunti e All-llahut (xh.sh.).