E katërta: Është besimi që është pajisur me trimëri për të mos u përulur në padrejtësinë e mizorëve dhe për t’i dalë krah të shtypurve. Pra themeli i drejtësisë islame është që, ndaj mizorëve të paraqitesh trim dhe në këtë rast t’i përkrahësh të pafatët dhe t’i dalësh krah shtresës së dobët.
E pesta: Është nderi i lartë i fesë islame, ku secili është i detyruar që të lartësojë fjalën e All-llahut (xh.sh.). Mos të harrojmë se në këtë kohë lartësia e fjalës së All-llahut (xh.sh.) është mbi përparimin material dhe mbi hyrjen tek kultura e vërtetë. Mos dyshoni në besimin islam, sepse ai muslimanët i ka angazhuar me të vërtetat e larta. Këtë urdhër të rëndësishëm do ta sjellë në vend, personaliteti shpirtëror i popullit musliman.
Ashtu si në të kaluarën, shkaku i përparimit të fesë islame ka qenë shkatërrimi i fanatizmit të armikut, thyerja e inatit dhe ndërprerja e dhunës ndaj armiqve, të cilat janë realizuar me forcën e armës. Në të ardhmen në vend të armës dhe shpatës vendin do ta marrë kultura e vërtetë, përparimi fizik e shpirtëror dhe drejtësia e vërtetë. Kështu a e kuptuat se me çfarë virtytesh do t’i luftojmë armiqtë në të ardhmen?
Për arsye se qytetërimi i Evropës nuk është ndërtuar mbi virtytet hyjnore, por mbi veset epshore, deri tani dëmet e tyre i kanë tejkaluar dobitë, për shkak se klanet ngatërrestare të tyre, kanë ardhur në gjendjen e një druri të krimbur. Imoraliteti i tyre i papëlqyer është një shkak i fortë që qytetërimi i Azisë të dalë fitimtar. Dhe kjo do të realizohet për një kohë të shkurtër.
Vallë besimtarët dhe islami duke patur në dorë shkaqe të forta dhe të patundshme të përparimit material dhe shpirtëror dhe duke qenë e hapur rruga e të ardhmes së lumtur si një hekurudhë, a është e drejtë që të bini në pesimizëm dhe t’ia thyeni shpresat muslimanëve? Ju po bieni në një gabim të madh duke menduar se kjo botë, për të gjithë dhe sidomos për evropianët është bota e përparimit përveçse muslimanët e pashpresë.
Animi nga ana e përsosmërisë varet nga veprimtaria e jonë. Në të vërtetë dhe me siguri, po qe se për shkak të gabimeve mbi kokat e njerëzimit nuk krisë së shpejti kijameti, me lejen e All-llahut (xh.sh.), në të ardhmen, e drejta dhe të vërtetat, do të jenë në duart e muslimanëve dhe në këtë mënyrë muslimanët këtu do të marrin meritat e duhura për lumturinë.
Ja pra, a nuk e shikoni që koha nuk është duke lëvizur në një drejtim të vetëm. Sigurisht që rruzilli tokësor lëviz në trajektoren e saj. Kështu nganjëherë kur përparon përballet me verë e pranverë dhe nganjëherë kur mbetet mbrapa, tregon stinën e dimrit dhe të stuhive.
Ashtu siç pas çdo dimri ka një pranverë dhe pas çdo nate një mëngjes, inshallah edhe njerëzimi do të ketë një mëngjes dhe një pranverë. Ne shpresojmë tek Zoti (xh.sh.) se do të na tregojë paqen e përgjithshme të qytetërimit të duhur me të vërtetat e diellit islam.
Në fillim të ligjëratës thamë se si dëshmi të temës do t’u tregojmë një argument e gjysëm. Shkurtimisht njëri argument mbaroi. Gjysma e argumentit tjetër është kjo: